Dua Lipa

VIP & Spektakël

Koncerti i Dua Lipës, këshilltari i opozitës: Bravo kush e mundësoi, preferoj 1000 herë këtë imazh sesa Tortën e Pavarësisë

29 Nëntor 2022, 20:25| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 20:29

  • Share

Ish këshilltari i opozitës Dritan Shano ka përgëzuar kryebashkiakun Erion Veliaj që solli në Tiranë yllin muzikor Dua Lipa për koncertin e djeshëm, pamje të cilat pushtuan gjithë mediat botërore.

Shano, që për shumë kohë ka qenë këshilltari i opozitës, ka ironizuar dhe tortën e famshme të Lulzim Bashës kryetar bashkie aso kohe dhe të Sali Berishës kryeministër që njollosën si mos më keq jubileun e 100-vjetorit të Pavarësisë, festën më të madhe të shqiptarëve.

“Siç kam thënë më parë, vajzën e Shqipërisë dhe Kosovës Dua Lipa e njohin edhe pinguinët në Antarktidë.

E vetme kryen punën e 47 Ministrive të Jashtme të Shqipërisë e Kosovës.

Preferoj 1000 herë këtë imazh sesa Tortën e Pavarësisë.

Bravo kush e mundësoi (e dini të gjithë) !!!”, shkruan Shano.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?