Sheshi qendror i qytetit të Shkodrës u mbush me qytetarë të shumtë mbrëmjen e së enjtes.
Me qindra qytetarë dhe vizitorë erdhën për të ndjekur koncertin e këngëtarit të njohur Ledri Vula.
Me hitet e tij më të njohura, Ledri ndezi atmosferën, duke kthyer këtë mbrëmje në një festë të madhe muzikore për gjithë qytetin.
“Faleminderit për mikpritjen, Shkodra është vendi më i bukur. Ndihem më së miri. Faleminderit që keni ardhur”, u shpreh Ledri Vula.
Në kuadër të sezonit turistik, Bashkia Shkodër ka planifikuar organizimin e një serie koncertesh dhe aktivitetesh kulturore në zona të ndryshme.
“Do të ketë koncerte në Shirokë, do të ketë organizime në kala, në Velipojë. Vera është plot me të ftuar specialë, me këngëtarët shkodranë, me të rinj të Shkodrës”, deklaroi Sara Smaja, drejtoresha e kulturës në Bashkinë e Shkodrës.
Këto evente janë pjesë e një iniciative për të krijuar një skenë të hapur ku muzika, kultura dhe turizmi të bashkohen, duke bërë nga Shkodra një epiqendër argëtimi gjatë verës.
Komente
