Njoftimi per Maratonën Violinistike

Kultura

Koncerti/ Maratona Violinistike sot ngjitet ne skenën e Teatrit Kombëtar

12 Qershor 2018, 09:08| Përditesimi: 12 Qershor 2018, 09:14

  • Share

Maratona Violinistike në edicionin e shtatë 2018 realizohet në skenën e Teatrit Kombëtar në datën 12 Qershor 2018, ora 19 në formacionin violinë e orkestër harqesh. Me pjesëmarrjen e Orkestrës së Harqeve  të Universitetit të Arteve , Ina Kosturi soliste violinë, drejtuar nga dirigjenti i njohur Eno Koço, koncerti sjell 7 vepra që përkojnë me edicionet në një shtrirje të kompozitorëve botërorë nga Vivaldi tek Jenkins.

Realizuar nga shoqata “Bota e Artit” aktiviteti shpalos në skenën shqiptare vepra violinistike për herë të parë në formacionin violinë e orkestër harqesh, ndërsa në shtatë edicionet e mëparshme krahas literaturës së njohur kanë ardhur premierë një sërë veprash nga Copland Stravinsky, Reger e shumë të tjerë. Duke ruajtur e përkrahur muzikën shqiptare për violinë edicionet kanë sjellë pjesë të vjetra si dhe krijime të sotme enkas për aktivitetin.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?