Koncerti mbresëlënës i Coldplay në Athinë, 60 mijë spektatorë shijojnë performancën e grupit

8 Qershor, 22:47| Përditesimi: 8 Qershor, 22:58

  • Share

GREQI- Një nga koncertet më të mira të të gjitha kohërave u ndoq nga 60 mijë spektatorë mbrëmjen e së shtunës në stadiumin Olipmik në Athinë, ku Coldplay dhuroi një performancë të jashtëzakonshme.

Organizatorët prisnin rreth 60,000 njerëz që u përballën me temperaturat e larta dhe dëgjuan këshillën e grupit për të marrë shishe me ujë.

Koncerti nisi pak pasi perëndoi dielli, duke e bërë edhe më mbresëlënës perëndimin. Ai u mbyll rreth dy orë më vonë me 'xixëllonjat' spektakolare që e kthyen natën në ditë në OAKA, duke kujtuar edhe titullin e turneut të grupit me këngën e famashme "A Sky Full of Stars", "A Sky Full of Stars".

Coldplay mahnitën publikun me përzgjedhjet e tyre, të cilave publiku iu ‘përgjigj’ me brohoritje dhe duartrokitje. Një detaj i veçantë në natën e madhe, mijëra shiritat LED që organizatorët kishin shpërndarë për publikun, të cilat shkëlqenin duke ndjekur ritmin e këngëve.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?