West Side Family është ngjitur në skenën te Akademia e Arteve duke mbajtur koncert për natën e Bardhë. Megjithatë, nuk ka kaluar pa u vënë re detaji në bluzen e Landi ku shkruhey "Liria ka emër"
“Liria ka Emër” është një fushatë e lindur së fundmi. Ajo lindi si kundërpërgjigje ndaj aktakuzave dhe pastaj arrestimeve nga Gjykata Speciale të 4 prej njerëzve më të rëndësishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërkohë, në bluzen e Mirit është një dedikim për Shqipërinë.
Lajmi kryesor:
Nga Dafina Zeqiri te Soni Malaj! Tirana feston Natën e Bardhë, brenda rregullave anti-COVID! Këngëtarët që dhuruan emocione në 2 orë koncert
B.K.//ReportTv.al