Kultura

Koncerti pianistik e me dixhej çel Javën Kulturore të RMV! “Sytë te e ardhmja” bën bashkë klasiken dhe modernen

24 Prill, 11:47| Përditesimi: 24 Prill, 15:42

  • Share

Një koncert që bëri bashkë fuqinë e pianos klasike, pianos elektronike dhe një DJ ka qenë ai i mbrëmjes së kësaj të mërkure në sallën e Katedrales Ortodokse në Tiranë.
efekte
I titulluar “Eyes to the future” (Sytë te e ardhmja) ka çelur Javën e Kulturës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

“Mendoj që ofrojmë një program shumë interesant. Në pjesën e parë interpretoj në piano solo kompozime të bazuara në këngën tradicionale folklorike maqedonase. Pjesa e dytë është më moderne, ku do të intepretojmë me Rean muzikë elektronike dhe piano, një bashkëpunim i pazakontë.”, - thotë pianistja Ema Popidova.

Pianistja e njohur e Maqedonisë së Veriut, Ema Popidova dhe dj shqiptare, Rea Lemnusha kanë sjellë për të pranishmit një atmosferë muzikore, që reflekton optimizmin dhe shpresën për një ardhme më të ndritur, duke shprehur aspiratat për bashkëpunim më të madh kulturor mes Shqipërisë dhe MV, por edhe më gjerë me vendet evropiane.
 

B.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?