Kultura

Koncerti Simfonik i Orkestrës së Forcave të Armatosura, performancë e Paharrueshme në Teatrin Bylis të Fierit

16 Shkurt, 14:42| Përditesimi: 16 Shkurt, 14:43

  • Share

Në Teatrin Bylis, Fier, mbrëmjen e datës 15 Shkurt, Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura ka dhënë një koncert simfonik nën drejtimin e Arlen Nikollës dhe Laurant Qazimit, me pjesë të zgjedhura nga Mozart, Weber, Brahms dhe Bizet, nën drejtimin e udhëheqësit artistik Arben Skënderi. Këto kryevepra të muzikës simfonike ndërkombëtare janë duartrokitur nga të pranishmit.

Orkestra OSFA, në mars të këtij viti, mbush tre vjet me një formacion të përbërë nga muzikantë nën moshën 27 vjeç.

Ajo ka zhvilluar koncerte promovuese në disa qytete të tjera dhe mbrëmjen e djeshme performoi në Teatrin Bylis, Fier.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?