Foto nga banorët

Koncert n'karantinë në Lezhë, artistët dhurojnë disa çaste ndryshe për qytetarët

25 Prill 2020, 18:09| Përditesimi: 25 Prill 2020, 18:13

  • Share

Artistët lezhjanë u bënë bashkë dhe dhuruan çaste të veçanta dhe të gëzueshme për qytetarët në këto ditë të vështira që po kalojnë.

Me moton "Lezha Këndon, bashkë do ia dalim" me mbështetjen e bashkisë u organizua një koncert në një nga lagjet e qytetit të Lezhës.

Përfomanca e këngëtareve u shijua në maksimum nga qytetaret të cilët i ndoqen dhe u argëtuan nga ballkonet e banesave të tyre, por nuk munguan dhe ata që e thyen për pak çaste karantinën, duke kërcyer në rrugë.

Teksa përcjellin mesazhe shprese, artistët pjesmarrës thonë se nuk e kishin përjetuar asnjëherë një situatë të tillë.

Qytetarët thonë se këto momente argëtimi ishin mjaft të nevojshme në këtë periudhë karantine.

"Argëtimi përmes muzikës është mënyra më e mirë për t'ju qëndruar pranë qytetareve në këtë kohë izolimi", thotë Drejtori i Kultures dhe Turizmit në Bashkinë Lezhë Renaldo Xhanaj.

Mes duartrokitjeve dhe entuziazmit lezhjanët shijuan për rreth 2 orë përformancën e këngëtarëve pjeseëmarrës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?