Partia Demokratike ka denoncuar sipas saj aktin e rëndë të qeverisë për koncesionin e ri të hidrokarbureve si shkelje e rregullave të përbashkëta për zgjedhjet. Për këtë arsye, PD i kërkoi KQZ-së të marra masa për respektimin e Kodit Zgjedhor.
Sipas PD-së procedurat e koncesionit që do t’u kushtojë qytetarëve 100 milionë euro për 10 vjet u bënë publike gjatë periudhës së ndaluar nga Kodi për nxjerrjen e të tilla akteve nga qeveria. Në kërkesën e PD për KQZ citohet rregulli i shkelur nga qeveria.
“4 muaj para datës së zgjedhjeve, deri ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike të koncesionit/partneritetit publik privat (PPP), për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të identifikuar dhe nisur apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor”.- thuhet në kërkesën e PD-së.
PPP jane modeli me kriminal i ekonomise dhe pa efekt ekonomik nga qeveria Rama dhe me oare nga Nano dhe Berisha . Perjashto narreveshjen me Shellin dhe Stankraftit ,cfare te mire i sollen kwto metoda banditeske popullit shqiptar ? Vec papunesi dhe grabitje miliona dollareve
PërgjigjuE ke gabim shoku Sifi. Aaaaa, te lutem. Ppp qene kriminale ne kohen e Saliut. Sot , ato jane mrekullia e vertete ekonomike. Jo me kot kane firuar 1 milard euro cdo vit. Qeveria ka parate tona nga taksat dhe shume mire ben qe vjedh me PPP. Ashtu me ligj vidhet me mire. Ne, populli na kane lene hashashin, kush do mbjell e korr e shet. Ke gjithe ato mundesi mor shoku Sife, edhe me te forta, kokaine nga erila latine do a, heroine nga Turqenia. E ke shume gabim shoku Sifi... bej autokritike se Partia te kupton.