Komisioni hetimor pyet mjekët për Check Up, shefi i kardiologjisë në QSUT: Shteti mund ta bëjë vetë këtë kontroll! Të forcohet mjeku i familjes

16 Shtator, 16:17| Përditesimi: 16 Shtator, 17:28

  • Share

Dy profesorët e mjekësisë, shefi i kardiologisë Artan Goda dhe endokrinologu Agron Ylli janë në një zë, se kontrolli bazik i shëndetit të qytetarëve është i rëndësishëm, për të kapur në kohë sëmundjet e për t’i trajtuar më lehtë ato.

Teksa u morën si dëshmitarë ditën e sotme në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi, ata thanë se nuk kanë dijeni për koston e këtij shërbimi që u ofrua me koncesion nga një kompani private me të cilën qeveria lidhi kontratë.

Të dy shefat e shërbimeve mjekësore janë të bindur se shteti vetë mund ta ofrojë këtë shërbim.

"Mund ta bënte edhe vetë shteti patjetër check up, por nuk e di se si do të dilte më lirë", tha Agron Goda.

Edhe mjeku endokrinolog, Agron Ylli u shpreh kundër ofrimit të këtij shërbimi nga konensionari.

"Të mos vazhdojë koncesionari, të shkojmë tek Mjeku i Familjes", tha ai. 

Pyetjes së bërë nga deputetët e opozitës nëse ka na nevojë të rishikohen fashat për Check Up, Goda tha se nuk sugjeron uljen e fashës së grupmoshës.

“Unë them se fasha nuk është e ngushtë nëse do zgjerohet duhet të zgjerohet poshtë, pasi parandalimi nuk bëhet në moshën 70- vjeç, mund të ulë faktorët e rrezikut janë edhe të lindur. Nëse ne arrijmë ta zbulojmë atë gjë që në fëmijëri ne do ta kurojmë atë dhe do të kursejmë jetë të humbura. Ajo që do të sugjeroja do të ishte jo zgjatja shumë e fashës, por shtimi i elementeve që duhet të testojmë për të kapur sa më shumë sëmundje. Se nuk është se kemi ndonjë paketë që është gjerë, paketa është e ngushtë”, tha Goda.

Ndërsa, Agron Ylli, shef i shërbimit të Endokrinologjisë në QSUT, u pyet edhe lidhur me hartimin e një protokolli për vlerësimin e diabetiti në popullatë, për të cilën tha se hartimi i protokollit erdhi për shkak të numrit në rritje të personave të prekur nga diabeti në studimet e bëra më parë. 

“Jemi thirrur nga Ministria e Shëndetësisë për të hartuar protokollin e një vlerësimi të diabetit në popullatën shqiptare. Ishte një vendimmarrje që ne si profesionistë e vlerësuam shumë për pjesën e diabetit, duke pasur parasysh që diabeti përpara 20 vitesh në një studim që kemi bërë doli 6.2% e popullatës dhe nga kjo doli që 5.3% e popullatës u diagnostikua me diabet nga projektet që bëmë.

Në këtë logjikë, kërkesa për të bërë një vlerësim të popullatës për diabetin ishte diçka që na përshtatej si profesionistë dhe e mbështetëm duke bërë kriteret për hartimin e një protokolli dhe kriteret për të lexuar këto të dhëna. Me këtë rast jemi thirrur në Ministrinë e Shëndetësisë ku kemi marrë pjesë në një aktivitet ku dhamë kriteret tona për diagnostikimin e popullatës në grupmoshën 45-65 vjeç", tha ai. 

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?