Koncesioni i pompave të naftës i pasigurt! KLSH: Kompetencat e Metrologjisë i kanë kaluar privatit, ndëshkimet për shkeljet në dorë të koncesionarit

26 Janar 2022, 18:16| Përditesimi: 26 Janar 2022, 18:40

  • Share

Në një raport të fundit KLSH thekson se shqiptarët nuk janë të mbrojtur nga abuzimet që bëhen në sistemin e matjes së sasisë së karburanteve. Sipas KLSH kontrolli që Metrologjia duhet të bëjë mbi pompat e naftës, i është deleguar privatit, dhe për këtë arsye nuk ka siguri nëse ky institucion ka kapacitete të mjaftueshme për të monitoruar koncensionin. KLSH gjithashtu ngre shqetësimin se Drejtorisë së Metrologjisë i është hequr e drejta për të verifikuar instrumentet matëse që ofrohen nga privati dhe kjo ndikon negativisht në të ardhurat e DPM, e për rrjedhojë në të ardhurat e buxhetit të shtetit.

KLSH në auditim ngre pyetjen nëse kanë rezultuar efektive politikat e marra nga MFE për garantimin mbrojtës së konsumatorit nga abuzimet me peshën dhe matjet?

“Përjashtimi që i bëhet institucionit publik në ushtrimin e plotë të funksionit të inspektimit të instrumenteve të verifikuara prej koncesionarit/subjekteve të autorizuara nga DPM, rrezikon t’i bëjë të pakontrollueshëm instrumentet matëse, përdoruesit e tyre dhe shërbimin e verifikimit metrologjik. Nga ana tjetër, shërbimi i metrologjisë ligjore për verifikimin e shpërndarësve të karburantit dhe gazit të lëngshëm, është deleguar (nëpërmjet koncesionimit) pa ofruar siguri që autoriteti delegues të ketë kapacitete të mjaftueshme për të monitoruar dhe për të mbikëqyrur zbatimin e detyrave të deleguara, si dhe ka pasur një metodologji dhe manual mbi mënyrën e monitorimit. Në rastin e karburanteve dhe gazit të lëngshëm, praktikisht i bën të pakontrollueshme instrumentet matës, përdoruesit e tyre dhe cilësinë e shërbimit të verifikimit që ofrohet nga koncensionari, duke rritur mundësinë e dëmtimit të interesave të konsumatorit”, thuhet në raportin e KLSH.

KLSH vë në dukje se drejtoria e Metrologjisë nuk ka as ekspertëve metrolog, në komisionin e monitorimit të zbatimit të kontratës koncesionare për shërbimin e pompave të naftës dhe për këtë arsye nuk jepet siguri mbi cilësinë e shërbimit të ofruar prej koncesionarit.

Auditimi vijon më tej duke thënë se edhe Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut i është hequr e drejta e bllokimit të instrumentit matës, pasi verifikimet dhe kontrollet kryhen vetëm nga koncesionare. Pra privati kontrollon punën e tij. Kjo do të thotë se, të drejtën e bllokimit “pra marrjen e masës administrative” të instrumentit matës në rast të shkeljeve, ligji ia ka njohur koncesionarit.

“Theksojmë se, subjektet e autorizuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, vetë Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe koncesionari, kanë të drejtë vetëm verifikimin metrologjik të instrumentit, jo edhe marrjen e masave administrative. Në këto kushte, në gjykimin e grupit të auditimit, ligjvënësi nuk mund të jetë i sigurt, që koncesionari/subjekti i autorizuar do të bllokojë një instrument, të cilin më përpara e ka verifikuar vetë ai”, vijon më tej raporti.

 

(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin)

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 26/01/2022 20:20

    Hahahah mbase e lexon kete artikull ky Rama se ngeli duke prere shirita ku ndertohet ndonje kasolle , cfare skandali ky eshte kulmi

    Përgjigju
  • Ledi: 26/01/2022 20:04

    Nga kjo qeveri e Koncensionet neve dhe PPP Shqipwrise se varfer i zhduken miliarda ne xhepat e te politikaneve te oangopur.Ju zente ne fyt buka fukarait o pacavuret e kombit qe per 30 vjet vetem e varferuat kete vend.Zoti ju marrte hak atje ku ju djeg me teper.KLSH te cojne ne prokurori personat qe dhane kete koncension ,se jane armiq te popullit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?