FOTO/ U arrestuan për koncesionin e sterilizimit, ish-zv.ministri Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj mbeten në burg! Rjepaj shfaqet i qeshur në gjykatë

18 Gusht 2023, 09:25| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 15:24

  • Share

TIRANË- Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë për tetë personat e akuzuar për koncesionin e sterilizimit përfshirë ish-zv.ministrin e shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj. Ndaj tyre gjykata konfirmoi masat arrest me burg të vendosura në qershor.

Report Tv siguroi foto të ish-zyrtarit të lartë dhe biznesmenit në seancë ndërsa mësohet se avokatja Klodian Rrjepajt, Elvira Hysa ka kërkuar masë më të butë sigurie ose lirimin kundrejt garancisë pasurore. Pas vendimit të gjykatës, ajo u shpreh se nuk dëshiron ta komentojë çështjen.

‘Nuk kam koment….’- tha avokatja Elvira Hysa.

Në gjykatë u paraqitën edhe 6 zyrtarët e shëndetësisë dhe anëtarët e komisionit të tenderit të cilët janë lënë në masën arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje. Gjykata njoftoi se ka lënë në fuqi masat “arrest shtëpie” për Saimir Kadiun drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike në Ministrinë e Shëndetësisë.

Për mjekun Arben Gjata, shef Kirurgjie dhe rektor i Universitetit të Mjekësisë u la në fuqi masa detyrim paraqitjeje. E njëjta masë u konfirmua edhe për të pandehurit Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petro Mersini, ish-drejtor i përgjithshëm i shërbimit spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ky i fundit në dalje të gjykatës, tha se është krenar për koncesionin e sterilizimit.

‘Ne jemi krenarë për atë sterilizim!’- u shpreh Petro Mersini, ish-drejtor në MSH.

Në vendimin e gjykatës për caktimin e masës, prokurorët janë shprehur se nga kqyrja në systemin TIMS, ka rezultuar se dy të akuzuarit kryesorë, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj kanë qëndruar jashtë Shqipërisë për një periudhë të gjatë ndaj duhet të caktohet masa arrest me burg ndaj tyre për të shmangur rrezikun e largimit.

SPAK ka ngritur akuza për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh ndaj zyrtarëve dhe mashtrim për fituesin e koncesionit 100 milionë eurosh të dhënë në vitin 2015.

Masat e sigurisë
Klodjan Rjepaj- 'arrest me burg' i akuzuar për 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Ilir Rrapaj- 'arrest me burg' i akuzuar për 'Mashtrim'
Saimir Kadiu- 'arrest shtëpie' i akuzuar për 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Marsela Serjana- arrest shtëpie, e akuzuar  'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Arben Gjata- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Naile Ajazi- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Genc Byrazeri- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Petri Mersini- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Ora 12:58
U la në ‘detyrim paraqitje’, ish-drejtori i Shërbimit Spitalor: Ne mburremi me atë 'sterilizim'

 

Petro Mersini, ish-drejtor i përgjithshëm i shërbimit spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili u la me masën ‘detyrim paraqitje’ për koncesionin e sterilizimit, pas seancës gjyqësore tha se ata mburren me atë koncesion.

‘Ne mburremi që kemi futur sterilizimin’- tha Mersini.

Ora 12:54
Hetimi i SPAK për koncesionin e sterilizimit, lihen në fuqi 8 masat e sigurisë! Në burg biznesmeni Rrapaj dhe ish/zv ministri Rjepaj

1692351960_555.jpg

GJKKO ka lënë në fuqi 8 masat e sigurisë për personat që janë në hetim për koncesionin e sterilizimit. GJKKO la në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për ish-zv.ministrin Klodjan Rjepaj dhe për biznesmenin Ilir Rrapaj.

GJKKO po ashtu la në fuqi masën ‘arrest shtëpie’ për Saimir Kadiun e Marsela Serjanajn, drejtorë në Ministrinë e Shëndetësisë. GJKKO la në 'detyrim paraqitje' zyrtarët e MSH, Naile Ajazi, Genc Byrazeri e Petro Mersini si dhe shefin e Kirurgjisë, Arben Gjata, Rektori i Mjekësisë.

Ora 11:40
U arrestuan për koncesionin e sterilizimit, Report Tv siguron fotot e biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrit në sallën e gjyqit! Rjepaj i qeshur

1692352411_finalprojekt.00423803.Still058.jpg

Report Tv ka siguruar foton e biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë Klodian Rjepaj në sallën e gjyqit. Në foto vihet re se Rjepaj është i buzëqeshur. Rrapaj u arrestua me urdhër të SPAK mbrëmjen e 16 gushtit, teksa ishte me pushime në Dhërmi për koncesionin e sterilizimit dhe akuzohet për ‘Mashtrim’. 

Pronari i kompaninë me seli në Prishtinë, “Investital LLC”, Ilir Rrapaj, zotëron 40 për qind të aksioneve të subjektit “SaniService” i cili në vitin 2015, fitoi koncesionin për “ofrimin e shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, me afat 10-vjeçar.

Ora 11:33
Koncesioni i sterilizimit/ Çfarë tregonte sistemi TIMS për ish-zv/ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Rrapaj

I druheshin largimit nga Shqipëria. Kjo është arsyeja pse gjyqtari i GJKKO-së, Erion Bani ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për ish zv/ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe  biznesmeni Ilir Rrapaj.

Në argumentin e vendimit gjithashtu evidentohet fakti se të dy qëndrojnë më shumë jashtë sesa në Shqipëri.

Ky fakt zbulohet dhe në detajin tjetër që ndërsa masat e sigurisë u firmosën më 23 qershor 2023, u ekzekutuan dy muaj  më pas, 16 – 17 gusht 2023. Rrapaj u prit që të hynte në Shqipëri nga Italia dhe u arrestua në Dhërmi ku kishte ardhur me pushime. 

Gjykata vlerëson se kemi të bëjmë me frikë, mendim dhe dyshim të arsyeshëm se të dyshuarit po të lihen pa masë mund të largohen për të pamundësuar apo penguar qëllimisht zhvillimin normal të procedimit penal, duke pasur parasysh pasojat e veprës dhe marzhin e dënimit të veprës penale që dyshohet se kanë konsumuar që dënohet në 7 dhe 10 vjet burgim.

Gjithashtu gjykata çmon se ekziston rreziku që personat nën hetim Ilir Rrapaj dhe Klodian Rrjepaj të largohen duke iu shmangur drejtësisë. Është për t’u përmendur fakti që këta persona në të shumtën e kohës qëndrojnë jashtë shtetit dhe nuk ndodhen në Shqipëri sipas sistemit TIMS. Këta persona janë me mundësi të larta financiare, mund të largohen lehtësisht nga territori shqiptar për të jetuar jashtë shtetit. Në këto rrethana rreziku i largimit dhe i fshehjes është tepër i lartë”,
 shkruhet në vendim.

 Ndërkohë sot në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca ku të arrestuarit nga SPAK për koncesionin e sterilizimit do të njihen me masën e sigurisë. Avokatët kërkojnë masë më të butë sigurie.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/08/2023 01:14

    Petro Mersini t'ua thote ne sy ato levdata per sterilizimin asaj familjes qe ju infektua foshnja e porsalindur me HIV nese i beson me te vertete atyre fjaleve qe thote dhe atij sist.sterilizimi.

    Përgjigju
  • Beni: 18/08/2023 15:18

    Dhe une me qef e kisha bere burgun po te isha ne vendin tend

    Përgjigju
  • A. N.: 18/08/2023 14:52

    Mi jepni edhe mua nja 4-10 milion euro dhe ja marr valles ne burg.

    Përgjigju
    • Or tej: 19/08/2023 13:23

      Te isha une ne vend te atij do kisha kerku ne gjykate muzike live me Mand Nishtullin or teeeejjjjj

  • Sterilizimi: 18/08/2023 14:08

    Keta duhen sterilizuar financiarisht dhe e shohim sa qeshin pastaj.

    Përgjigju
  • Grupi: 18/08/2023 13:20

    Rrjepaj dhe te gjithe Rrjepacaket e tjere do te zgerdhihen deri ne momentin qe do ju sekestrohet pasuria qe kane vjedhur. Nuk mund te denohen vetem burg pa sekuestrim. Sekuestro dhe gjobe te majme. Atehere shikoni nese zgerdhihen prape. Petro Mersini qe thote se mburret me ate qe ka bere eshte per ne burg per shume afera dhe pislleqe qe ka bere jo vetem per sterilizimin.

    Përgjigju
  • Ta rras lala: 18/08/2023 11:31

    Cjane keto lojra arrest shtepie detyrin paraqitje etj, futini brenda jepuni dajak sepse ke frike te thyesh nje kembe apo nje dore pale te kesh nevoje per ndihme te specializuar nuk te prek njeri me dore ne spital se po nuk e pate plot kuleten rrezikon edhe jeten

    Përgjigju
    • Ta rras Bulba: 18/08/2023 12:41

      Kujdes kur ecen mos thyen koken... se nuk te kap njeri me dore me keto mend qe ke O K..!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?