Klodian Rjepaj ne komisionin hetimor të shendetësisë

Koncesioni i sterilizimit/ Apeli i GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë për ish zv.ministrin e Shëndetësisë! Klodian Rjepaj mbetet në burg

23 Shtator, 13:47| Përditesimi: 23 Shtator, 15:32

  • Share

Apeli i Posaçëm la të pandryshuar vendimin e shkallës së parë për ish zëvendës ministrin e shëndetësisë Klodian Rrjepaj, duke mos i hequr masën e arrestit me burg, ku ndodhet prej datës 17 gusht të vitit 2023.

Klodian Rrjepaj ndodhet në paraburgim për hetimet e SPAK për “Sterilizimin” dhe dyshohet për 'Falsifikim të dokumenteve' e 'Shpërdorim detyre'. Bashkë me të u arrestua edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili akuzohet për “Mashtrim”.

Për të njëjtin hetim, ish-ministri i Shëndetësisë ndodhet në masë detyrimi për tu paraqitur, por në qeli e mbajnë hetimet e tjera ndaj tij, ato për abuzimin me fondet e BE në kohën kur drejtonte agjencinë për menaxhimin e tyre, SASPAC.

Koncesioni i sterilizimit po hetohet edhe në Kuvend nga komisioni hetimor për PPP në Shëndetësi, që tashmë është në fazën e seancave dëgjimore me personat në hetim nga SPAK. Radhën e kaluar dëshmoi për 8 orë ish-zv/ministri Rjepaj, ndërsa më 3 tetor pritet të dëshmojë Ilir Beqaj.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?