Klodjan Rrjepaj dhe Ilir Beqaj

Koncesioni i sterilizimit dhe check up, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë dëshmon për herë të dytë në SPAK

7 Korrik 2022, 15:10| Përditesimi: 7 Korrik 2022, 15:12

  • Share

Ish-zëvendësministri Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj ka dëshmuar sot në SPAK për të dytën herë për koncesionin e sterilizimit dhe ‘chekp up', 2 koncesionet në fushën e shëndetësisë.

Kujtojmë se Shqiptarja.com raportoi se SPAK ka nisur hetimin ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Beqaj është si person i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up.

Hetimi ka 4 muaj që është regjistruar, teksa për këto 2 çështje janë 3 prokuror. Më konkretisht, prokurorja Elida Kaçkini për tenderin dhe procedurën e Check Up, si edhe Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi për çështjen e sterilizimit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?