Deputetja Albana Vokshi u ndal tek shifrat e ndryshme për investim të cilat në memon e Rjepajt drejtuar ministrit të atëhershëm të Shëndetësisë Ilir Beqaj ishin më të vogla se ato që i janë bashkangjitur studimit të fizibilitetit për në ministrinë e Financave. Kryetarja e komisionit hetimor për shëndetësinë për koncesionin e sterilizimit vuri në dukje se ka një diferencë të madhe mes shifrave në memo pra gjatë procesit të hartimit të ofertës dhe asaj që i është dërguar ministrisë së Finanace. Për Rjepajn bëhet fjalë për lapsuse dhe ka treguar se ku u bazua metodologjia e kostos.
Albana Vokshi: Më bën përshtypje që tabelat janë shifra të ndryshme. Tabela e memos që keni adresuar Beqajt në 10 tetor 2014 me tabelat dhe përshkrimin e studimit të fizibilitetit draftit të parë që ia keni bashkangjitur të njëjtës memo. Nga memo e parë ku thoni që nevojat plotësohen nga qendra e sterizilimit me 60 mijë por në 2013 janë bërë 50 mijë ndërhyrje.
Në memon tuaj shifrat janë ndryshe nga studimi i fizibilitetit. Në njërën janë 50 mijë dhe cmimi për cdo kompleksitet është më i ulët, ndërkohë në dokumentin tjetër ke 37 mijë ndërhyrje duke rritur cmimin e kompleksiteteve. Pse shifrat janë ndryshe: 37 mijë me 50 mijë ndërkohë që është rritur cmimi? Nuk mundet nga 50 mijë të shkohet në 37 mijë
Klodian Rjepaj: Nuk ka lidhje. Nuk jemi bazuar tek shifra 37 mijë. Nuk ka lidhje me metodologjinë ku jemi bazuar për koston.
Albana Vokshi: Duket sikur në momentin e fundit duhet të jetë një dorë për të ulur numrin dhe rritur cmimin
Ndërhyn avokati: Nuk është momenti të bëni komente. Nuk mund të sugjestiononi dëshmitarin.
Albana Vokshi: Kur keni bërë 37 mijë ndërhyje keni rritur të gjitha cmimet e kompleksiteteve madje dhe të përpunimit të mbetjeve
Rjepaj: Në procesin e hartimit të tabelave ka pasur dhe diskutime si mund të ishin më mirë. Ka pasur një korrespondencë me ministrinë e Financave sa I takon tabelave dhe në komunikim ka ndikuar vlera e investment return rate (IRR). Ka komente nga ministria e Financave që nuk duhet të jetë e ulët por dhe as shumë e lartë.
Numri 37 mijë është lapsus. Numrit që I jemi referuar për të ndërtuar këtë program është 50 mijë ndërhyrje. Por nuk është me rëndësi numri sepse kosto për njësi është për ndërhyrje kirurgjikale e del për njësi. Kostoja del për njësi.
Çmimi i mbetjeve nuk ka ndryshuar në mesataren e vet sepse mesatarja është nxjerrë nga mesatarja e kontratave ekzistuese në bazë të operacioneve dhe kilogramëve. Është bërë formulë aritmetike e thjeshtë për të nxjerrë një rezultat
Albana Vokshi: Po lapsus është që në njërën tabelë riinvestimi është 1.6 miliardë dhe në tjetrën që është pjesë e dokumentit bashkangjitur është ulur 388 milionë
Klodian Rjepaj: Nuk ka riinvestim në tabelat financiare.
Albana Vokshi: Ka komponentë që janë ndryshuar nga memo juaj të tabelave financiare tek studimi që keni bashkagjitur. Është drafti i praë I studimit që I dërgohet ministrisë së financave.
Ose shifrat tuaja në memo janë të sakta, ose drafti i studimit që I ka shkuar ministrisë së Financave është i saktë
Klodian Rjepaj: Më duhet të shoh shënime
Albana Vokshi: Në tabelën e investimeve në Memo nuk janë të njëjtat zëra me ato ëq janë bashkëngjitur. Investime në automjete tek njëra tabelë e keni 40 milionë, tek tabela tjetër e keni zhdukur.
Tek riinvestimet e keni 1.587 miliardë e tek tjetra e ulët me 5 herë. Fitimin neto për kompaninë e keni rritur 2 – 3 herë. Ka dhe një lapsus tek faqja e fundit e dokumenteve të tenderit keni vënë për instrumentet kirurgjikalë e keni vënë 7.1 miliardë, ndërkohë që dokumentet i keni 1.2 miliardë. Tabelat janë ndryshe për ndryshe. Ka shumë gabime. Por është jo profesionale që për një koncesion që janë dhënë 100 mln euro dhe në vitet që kanë ngelur nuk e di sa do shkojë ky koncesion? Si jeni drejtues I komisionit. Përgjegjësia në një farë mënyre është e juaja për hartimin e dokumenteve përfundimtarë, se ato janë zyrtare, bëhen ofertat.
Klodian Rjepaj: Mënyra e punës ka qenë që herë pas here na duhej të punonim me disa referenca e të përshtasnim një eksel për të arritur një vlerë IRL që ishte e pranueshme, dhe në këtë kontekst mund të kenë lëvizur shifrat mes elementëve për të balancuar të gjithë që të mos zbrisnim në një vlerë ku nuk do të kishte interes tregu për tu afruar në këtë procedurë. Shifra që ka rëndësi është shifra që ne kemi publikuar në agjencinë e prokurimit public dhe Financial Times, që është verifikuar dhe nga Universitet Bocconi.
Çmimet në total janë konfrontuar me çmimet referente në tregun Italian po ashtu dhe për elementë të veçantë I jemi refereuar dokumenteve zyrtare që kanë çmime reference.
Lajmi kryesor:
Koncesioni i sterilizimit dhe check-up/ Ish-zv.ministri i Shëndetësisë del nga burgu për të dëshmuar 8 orë në Kuvend! Rjepaj: Më hodhët në gropë, por do dal i parfumosur
S.G/ReportTv.al