GJKKO ka lënë në fuqi masën e detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili akuzohet për shpërdorim detyre në dosjen e koncesionit të sterilizimit.
Vendimi:
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 127 Akti, datë 20.11.2023, vendosi:
1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 të K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Ilir Beqaj, me vendimin Nr. 119, datë 16.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Lajmi kryesor:
GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për Ilir Beqajn! Ish ministri: Kam rezerva por s'do apeloj! Mbron koncesionin e sterilizimit
B.V/ReportTv.al