Koncesioni i Sterilizimit, Ilir Beqaj nën akuzë për shpërdorim detyre! Ish-zëvendësi i tij dhe biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhen në burg prej muajit gusht

18 Nëntor 2023, 13:02| Përditesimi: 18 Nëntor 2023, 16:50

  • Share

1700309544_cats.jpg

Ilir Beqaj, Ilir Rrapaj dhe Klodian Rrjepaj

SPAK njoftoi sot se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të jetë në hetim nën masën detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit. Të premten e ardhshme do jetë dita e parë e tij për t'u paraqitur në BKH. 
Ai akuzohet për shpërdorim të detyrës të kryer në bashkëpunim për dosjen e tenderit të Sterilizimit. Në gusht të 2023  u firmosën edhe 8 masa arresti.  Konkretisht për ish zëvendësministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj, biznesmeni Ilir Rrapaj si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Për koncesionin 100 milionë dollarësh të Sterilizimit, në masën arrest me burg po hetohet ish-zv. Ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj për akuzën shpërdorim detyre, “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim. Biznesmeni i sterilizimeve spitalore po hetohet për akuzën 'mashtrim'.  Ndërsa Saimir Kadiu, Marsela Serjana, Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Byrazeri, Petri Mersini po hetohen në masa më të buta sigurie. 

Sipas dosjes Biznesmeni Rrapaj, ish ministri i Shëndetësisë Beqaj dhe zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj kanë udhëtuar së bashku me avion nga Italia në qershorin e 2014, periudhë që sipas hetimeve përkon me veprimet përgatitore të koncensionit.

Në një reagim të bërë në gusht 2023, Beqaj deklaronte se ishte e nevojshme të krijohej një operator i vetëm për të bërë sterilizimin e pajisjeve mjekësore, pasi centrali i sterilizimit në QSUT nuk mbulonte nevojat për të gjitha spitalet në vend. Sa i përket njohjes së tij me biznesmenin Ilir Rrapaj, ish-ministri i Shëndetësisë shprehej se e ka njohur pasi mori detyrën dhe kontratat me të i ka firmosur për nevoja pune.


Lajmi kryesor:

Koncesioni i Sterilizimit, GJKKO firmos ‘detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë vendit’ për Ilir Beqajn! Jep dorëheqjen nga agjencia SASPAC


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?