Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Koncesioni i Sterilizimit, Beqaj: SPAK pengesa artificiale, s'më jep dosjen! Gjyqtari Bani të veprojë me drejtësi

1 Mars, 15:30| Përditesimi: 1 Mars, 22:22

  • Share

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK rreth orës 15:30 të ditës së sotme në zbatim të masës së caktuar nga GJKKO për detyrim paraqitje në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj tij për koncesionin e Sterilizimit.

Mbrojtja e ish Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka kërkuar prej dy muajsh që prokuroria ti vërë në dispozicion dosjen hetimore në ngarkim të tij, por ende nuk ka mundur ta marrë. 

Për këtë Beqaj në një deklaratë për median tha se SPAK po krijonte pengesë artificiale dhe se do të donte që gjyqtari Erjon Bani të vepronte me drejtësi"

“Që në dhjetor, pas seancës së parë, kemi konstatuar që dosja është voluminoze. Kemi kërkuar që të ishim përgatitur. Kërkesa na u pranua, por SPAK na ka krijuar pengesa artificiale për të marrë dosjen. Prokurorët kanë pranuar që mund ta kemi, duam që gjyqtari të veprojë me shpejtësi”.

Masa e sigurisë ndaj tij u caktua në nëntor të vitit të kaluar. Hetimi nga SPAK, ka të bëjë me shkeljet që pretendohet se Beqaj ka kryer në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10 vjeçar të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj i cili tashmë ndodhet i arrestuar së bashku me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepajn.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?