Kronikë

Koncesioni i sterilizimit, Ilir Rrapaj kërkon lirinë në Apel

24 Gusht 2023, 13:41| Përditesimi: 24 Gusht 2023, 15:22

  • Share

Biznesmeni, Ilir Rrapaj , i arrestuar për çështjen e sterilizimit ka ankimuar masën e arrestit me burg duke kërkuar lirimin në gjykatën e Apelit. Nepërmjet avokatit të tij mbrojtës, Ardjan Kalia, pronari i shumicës së aksioneve të "Sani Service", ka kërkuar masë më të butë sigurie.

Biznesmeni Ilir Rrapaj, i arrestuar më 16 gusht 2023, akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda, me koncesionin e sterilizimit.

Sipas SPAK, ai i ka kryer këto vepra penale fillimisht në studimin e fizibilititeteti për koston e shërbimit si dhe kur ka fshehur njohjen dhe konfliktin e interesit që ka  patur me zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë kur ka aplikuar për koncesionin e sterilizimit. 

Për abuzimet me kete koncesion i cili u denoncua tre vite më parë nga Nisma Thurje, në pranga ka rënë edhe ish zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, i cili po ashtu  pritet të dorëzoje  të njëjtën kërkesë pë lirimin e tij në një masë tjetër.

Gjatë verifikimit te masës së sigurisë ne gjykatën e posaçme avokatja mbrojtëse e Klodian Rjepajt afroi edhe garanci pasurore kundrjet lirimit të tij, po kjo kerkesë nuk u pranua.

Për koncesionin 10 vjeçar të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, me masë sigurie janë edhe 6 persona të tjerë të cilët akuzohen për shpërdorim detye dhe fallsifikim. Në lidhje me këtë koncesion, edhte duke u hetuar  edhe ish ministri e Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish ministrin e Financave Shkëlqim Cani.

S.G/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?