Koncesioni i sterilizimit, GJKKO urdhëron SPAK t'i japë Beqajt e 8 të pandehurve dosjen në mënyre elektronike pa pagesë

18 Prill, 11:35| Përditesimi: 18 Prill, 14:13

  • Share

TIRANE- Ilir Beqaj dhe të pandehurit e tjerë në procesin e Sterilizimit, do të njihen me fashikujt e dosjes pa pagesë. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e mori sot (18 prill) këtë vendim lidhur me dosjen, ku i pandehur është edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Kështu që për t'u dhënë kohë që ta lexojnë të plotë, seanca e radhës do të mbahet më 13 maj. Vendimi u mor në ditën e tretë që Beqaj u shfaq në SPAK për të lexuar dosjen me plot 700 fashikuj. Pas vendimit të GJKKO, ish-ministri u shpreh i kënaqur

 'Gjykata mori një vendim të drejtë' tha Beqaj pasi doli nga seanca. 

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK prej një viti. si i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up.

Këto 2 çështje janë duke u hetuar nga 3 prokurorë. Koncensionin e sterilizimit po e hetojnë prokurorët Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi, ndërsa atë të Chek Up po e heton prokurorja Elida Kaçkini.

Më 18 mars 2024 SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë në dosjen e sterilizimit.

Hetimet 3-vjeçare kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor

Te pandehurit
1-Ilir Beqaj, “Shpërdorimi detyre”, (detyrim paraqitjeje)
2-Klodian Rjepaj, i akuzuar për “Mashtrim”, “Falsifikim të dokumentave”, “Shpërdorim detyre” (arrest me burg)
3-Ilir Rrapaj, i akuzuar për “Mashtrim” (arrest me burg)
4-Marsela Serjani, e akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)
5-Saimir Kadiu, i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)
6-Petref Mersini, i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)
7- Arben Gjata, i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)
8-Genc Burazeri, i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)
9- Naile Ajazi, e akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?