Koncesioni i sterilizimit, reagon Ilir Beqaj: Shërbimi kirurgjikal solli ndryshim! Ilir Rrapaj e Umbro Staccini i njoha si ministër! Për nevoja pune kam fimosur kontrata me ta

20 Gusht 2023, 08:17| Përditesimi: 20 Gusht 2023, 15:29

  • Share

Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka reaguar lidhur me dosjen e koncesionit të sterilizimit për të cilën është arrestuar ish zv/ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni i sterilizimit Ilir Rrapaj. Ndërkohë gjyqtari i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e orientoi Prokurorinë e Posaçme që të shtrijë hetimet edhe mbi përgjegjësitë e 6 personave të tjerë; për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish ministrin e Financave Shkëlqim Cani, si dhe për katër komisionerë të prokurimeve.

Në reagimin e tij të postuar në facebook Beqaj argumenton pse firmosi për koncesionin. Pranon njohjet me biznesmenët Ilir Rrapaj dhe ortakun e tij Umbro Staccini që janë pronarë të shoqërive “Investital L.l.c dhe Servizi Italia S.p.a dhe Tecnosanimed S.r.l dhe U.Jet S.r.l dhe Admir Dacit administratorit të bashkimit të përkohshëm  të këtyre shoqërive në 'SaniService sh.p.k" me të cilën në dhjetor 2015, u firmos marrëveshja koncesionare 100 milionë dollarëshe me afat 10 vjeçar.

Reagimi i plotë

Prej disa ditësh opinioni publik e ka vëmendjen kryesore te e ashtuquajtura afere e “sterilizimit”. Duke qënë se çështja është ende në hetim e gjykim nuk e parë të udhës të shprehem publikisht. Aq më tepër që kam marrë vesh nga media që gjyqtari ka kërkuar që të hetohem edhe unë.  Por për çfarë po i ofrohet publikut ndjej se duhet informoj për disa gjëra që në fakt janë përsëritje të atyre gjërave që kam thënë në publik në vite.

Nuk është fjala për një koncesion. Nuk është një drejtë apo e mirë publike që iu dha një privati për ta shfrytëzuar për të bërë biznes për qëlllime të tij.

Eshtë një patneritet publik – privat ku një operator privat (në këtë rast një bashkim operatorësh privatë) kontrakohet që të ofrojë një shërbim që shteti duhet ta kryejë për qytetarët e vet.

Kontrata nuk përbën thjesht dhe vetëm vënie në punë të një centrali sterilzimi në QSUT.

Kontrata i kërkon një operatori privat që për të gjithë sallat operatore në Shqipëri ku shërbejnë çdo ditë rreth 430 kirurgë të ofrohet për çdo ndërhyrje kirurgjikae një set instrumenatsh kirurgjikalë i personalizuar sipas asaj klase dhe tipi ndërhyrje kirurgjikale STERILË, një set me veshje njëpërdorimësh të tipit TNT për shtratin operator dhe trupën mjekësore, dezisfektimi i sallës së operacionit dhe trajtimi i mbetjeve të rrezikshme që krijohen nga veshjet që përdoren dhe përpunimi i tyre në mbetje urbane të parrezikshme. I janë dhënë një operatori të vetëm për të patur vetëm një PËREGJEGJËS për rrezikun e infeksionit spitalor.

Zbatimi i sukseshëm i kësaj kontrate në vite ka sjellë që në sallat e kirurgjisë të spitaleve publike shqiptare të ulet ndjeshëm infeskioni spitalor dhe të ulet me tëpaktën 1,8 ditë ditëqëndrimi i një pacienti në spital.

Nuk ëshyë vetëm centrali i QSUT-së, por një rrjet centralesh që ka atë të QSUT-së si primar.

Kontrata ka furnzuar të gjithë kirurgjinë shqiptare me më shumë se 100 mijë instrumenta kirugjikal të rinj e modernë.

Në shtator 2013 kur unë kam marrë detyrën e Ministrit, vendimi që sterlizimi në QSUT do të kryhej jashtë sallave të opereacionit ishte marrë prej vitesh. Në spitalin  e ri të ndërtuar në 2009 me konsulence të marrë nëpërmjet Bankës së Këshillit të Europës ishte lënë në katet nëntokë një mjedis për të instaluar një central, ndërsa po prej disa vitesh ishte blerë një central. Nuk ishte inaguruar sepse të inagurohet do të thotë të fillojë punë. Nuk ishte vënë ndonjëherë në punë dhe në shtator 2013 pajisjet kishin dalë edhe nga periudha e garancisë.

Për zbatimin e kontratës kontraktori ka të punësuar rreth 250 vetë nga të cilat në centralin e QSUT-së janë vetëm 30 vetë. Kjo dëshmon se kontrata merr përsipër shumë më tepër sesa vënia në punë e centralit. Por përveç vënies në punë të centralit, nuk ishte parashikuar se si do të shkonin instrumenta sterilë nga godina e centralit në kirurgjinë pedriatrike, në neurokirurgji, kardiokirurgji, në kirurgjinë onokologjike etj. Për atje kalohet nga ambjentet e jashtme QSUT. Kush do i transportonte dhe me se do i transportonte pa cënuar sterilitetin e instrumentave kirurgjikalë. Kush do I kthente përsëri në central për sterilizuar t’I rishtaz.

Meqënse se po thuhet se centrali i sterlizimit i QSUT i plotëson të gjitha nevojat e Shqipërisë, kush dhe me se do i transprtotonte instrumentat e sterlizuar për tek spitali I Traumës, tek seicili nga dy maternitetet, tek spitali Shefqet Ndroqi. Kush do i sillte dhe me se do i sillte përqëri në central për t’u sterilizuar rishtaz. Nga zbatimi i kontratës rezulton se vetëm në QSUT përdoren 935 kontenierë për instrumenta, 22 tavolina lëvizëse dhe 80 dollapë për depozitimin e kontenierëve të set-eve pranë depozitave të çdo salle operatore. Në të gjithë vendin janë 3500 kontenierë instrumentash, 53 tavolina lëvizëse dhe 190 dollapë.

Meqënse se po thuhet se centrali i sterlizimit i plotëson të gjitha nevojat e Shqipërisë, kush dhe me se do i transportonte instrumentat e sterlizuar për tek spitali i Durrësit, Fierit, Shkodrës, Korçës, Sarandës, Vlorës, Elbasanit etj, etj. Kush do i sillte dhe me se do i sillte përsëri në central për t’u sterilizuar rishtaz.

Kush do i përballonte shpeznimet e këtij sterilzimi dhe trasporti? QSUT për të gjithë Shqipërinë? Sa duhet të paguanin spitalet e tjera për këtë shërbim? Spitalet në Shqipëri nuk janë realtete ekonomikë që ofrojnë shërbime për spitale të tjerë.

Prandaj ishte e nevojshme një Operator i vetëm.

Në vitin 2014 nuk i kishim as dijet, as njohuritë dhe as paratë për ta bërë vetëm një sipërmarrje të tillë. Në vitin 2014 qëllimi  kryesor ishte ndalimii  rrënimit të asaj çfarë gjetëm dhe shlyrja e 40 milionë USD borxhe të trashëguara nga qeverisja e mëparshme.

Siç e thashë edhe më lart, janë të punësuar rreth 250 vetë. Vetëm shpenzimet e shpërblimit të tyre kushtojnë rreth 250 milionë lekë në vit. Dhe nëse shërbehen rreth 60 mijë operacione më vit, rezulton që vetëm shpenzime personeli për një ndërhyrje kirurgjikale janë reth 4 mijë lek.

Megjithatë më mirë se vetë mjekët askush nuk e kupton çfarë ndryshimi ka sjellë ky shërbim në kirurgjinë shqiptare.

Në vijim janë dëshmitë e disa mjekëve të nderuar e të respektuar. I kërkoj ndjesë që po i përdor pa lejen  e tyre por gjenden  lirshëm nëse kërkon në Google. Po i ripostoj në vijim të këtij shënimi.

Dhe së fundmi diçka lidhur me udhëtimet e mija jashtështetit me “miqtë” e mi Umbro Staccini e Ilir Rrapaj. I njoh të dy. I kam njohur pasi jam bërë ministër dhe në zbatim të detyrës sime si ministër. Nuk kam zhvilluar ndonjë miqësi të veçantë. Gjatë kohës si ministër kam takuar e jam njohur me siparmarrës të ndryshëm, të huaj dhe shqiptarë, dhe për nevoja pune kam fimosur kontrata me ta.

Të udhëtosh Tiranë – Romë apo Romë – Tiranë si dhe Tiranë – Vjenë apo Vjenë Tiranë është gjëja më normale nëse do të udhëtosh nga Tirana për në Europë apo për në botë. Këto janë rrugët ajrore të Shqipërisë (në atë kohë nuk ishte Wizzair). Mund të qëlloj që në ato fluturime të jenë miq, shokë, kontraktorë, bashkëpunëtorë etj. Vetëm pse je në atë fluturim kjo nuk besoj se është indicia për fajësi.

Në shtator 2016 është e vërtetë se kam udhëtuar për në Vjenë. Sipas hetimit paska qënë edhe Admir Daca. Mundet. E kam njohur vetëm ditën që kam firmosur kontratën. Unë vetë kam fluturar për në Vjenë për një vizitë pune në ANEA (Agjencia e Energjisë Atomike e Kombeve të Bashkuara). Bëni një kërkim “Ilir Beqaj në ANEA” në Google dhe ju del lajmi i asaj vizite. Pse kam qënë dhe me kë kam qënë. Por po e ripostoj.

Në maj 2017 nuk kam udhëtuar jashtë shtetit sepse kam qënë në qarkun e Dibrës në fushatë elektorale.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Legeni: 21/08/2023 07:09

    Hetojeni kyt legen si sdin ku I ka paret I ka mush xhepat tuj vjedh , pushti

    Përgjigju
  • Iris: 21/08/2023 00:46

    Ky po e hollon ceshtjen sikur behet fjale per shofere transporti,jo per furnizim me sterile,apo proces sterilizimi dhe harron kryesoren, qe tenderi /u fitua/ nga miku i mikut! Por pozita jote eshte me e mire, se deri tani nuk ka dale qe te te kene paguar hotele,rezorte,apo te te kene dhuruar shtepi. Te shohim me vone.

    Përgjigju
  • BIRN: 20/08/2023 19:28

    TI JE HAJDUT E BIR HAJDUT MOR HAJDUT I HAJDUTEVE. ZGJEBS

    Përgjigju
  • Ops: 20/08/2023 16:58

    Sa shkoj Lokali tek kalaja , te dolen leket e kesaj apo perdore dhe te check up ?? 2200€ nje abazhur ?? Po kete e di Spaku ?

    Përgjigju
  • Evi: 20/08/2023 16:50

    Per nevoja xhepi jo per nevoje pune or hajdut i pangop por sapunin do kapesh dhe ti se te erdhi rradha

    Përgjigju
  • Miri: 20/08/2023 16:13

    Na thuaj pak per ate restorantin qe ke tek kalaja e Tirones

    Përgjigju
  • Meli: 20/08/2023 15:57

    Mos ki merak se te erdhi radha te hash misrin. I marrsh gjithe shoket e llojit tend me vete gjakpiresa.

    Përgjigju
  • nokja: 20/08/2023 15:16

    keni vjedhur te gjithe,,te gjithe jeni arben ahmetaj..robt ku ti keni..vidhni popullin tuaj...

    Përgjigju
  • xhoni: 20/08/2023 10:18

    Ka surrat dhe reagon ky bastard hajdut. Poston nje shkrim qe ia ka diktuar shefi i tij dhe kujton se del i palagur nga kjo histori. Po per vjedhjet e tjera dhe kete te sterilizimit, perse nuk reagon më perpara se te plasi skandali o kryehajdut, por ben gjoja si i indinjuar se ta paskan futur vartesit, sic shfajesohet dhe shefi yt. Ke plot skandale te tjera me kompanite farmaceutike qe komunikoje drejperdrejt ne telefon e u thoshe se si i donin referencat e tenderave vetem e vetem qe te ishin ata fitues dhe normalisht ti bashke me shefin tend fusnit ne xhep milionat. Keshtuqe mos u shfajeso vetem per kete qe plasi, por dhe per te tjerat qe i ke gati te plasin. Njeri i peshtire, i pafytyre e hajdut me kollare. Mos fli i qete me idene se e ke mbyllur hallin me sterilizimin, se afera te tjera po te presin. Prokuroret e Spak, me bekimin e te madhit tend, njehere ta bene nderin, ndersa, per pak kohe nuk kane cfare nderi te te bejnë më, pasi je i zhytur ne llum koke e kembe. BASTARD.

    Përgjigju
  • Gripi: 20/08/2023 10:11

    Tani " jemi te qarte" per pafajesine tende. Edhe ty te kane ngrene dardha pas kurrizit. Suksese ne jete o Ilir qe ke filluar beson edhe vete genjeshtrat qe thua. Paguaje sa te duash Meron qe te te mbroje me palo portalin e tij. Ti meriton koke per koke vetem ate qe ke bere. Burg dhe konfiskim te pasurise. Vetem kaq, asgje me shume.

    Përgjigju
  • Ethem KOLONEL PESIONIST: 20/08/2023 09:47

    OK,I.Beqaj: 1.Nuk kam dëgjuar të kesh futur para në xhep nga sterelizimi..Dhe se ata që i ka kapur vetingu për KORRUPSION MADHOR,Asnjërit nuk i është sekuestruar Paduria dhe të dënohet me burg. •Shëmbull është SAIMIR TAHIRI:Akuza ishte për..grup i strukturuar kriminal me..dhe përfundoi shpërdorim detyre se Shëmbi drogën e Lazaratit të ligjëruar nga Sali non grata.. •Rovena VODA u dënua për një arkë me peshk që nuk e mori kurrë.. •Drejtori RTSH u dënua për tejkalim afati të tenderit..etj. -Qëllimi SPAK është të plotësoi numrin 100..200..nga PS që ti bëj qejfin Sb,Im,Lb,SHBA+BE..për të thën se DREJTËSIA PO BËHET..Një ZERO po bëhet..! 2.SPAK ka për mision ti nxjerr UJI TË ZI drejtuesve të PS,Pavarësisht nëse kan vjedhur ose kan vrarë njërz si të krahut tjetër.. 3.Nuk dim sa profesionist(ekonomist) jan magjistratët e SPAK+GJKKO..Por Atyre nuk u duhet nëse duhet Ajo STERELIZIMI..në Shëndetësi..! 4.Populli thot..Cili kal zihet në grurë do të shij LËMIN.. 5-Mekënse PS,E.Rama ka marr përsipër të Reformoi drejtësinë pas 33 vitesh BADËRDI..do ket KOSEKUENCA..! 6.Popullit nuk i intereson sa njërz dënohen,por sa SEKUESTROHEN PËR TI KTHYER PARAT NË JUXHET.Këtë nuk po bën SPAK+GJKKO..Pasi do e fillonte sëpari nga vetja..! •Ku shkuan parat e firmave Piramidale.. •Ku shkuan parat e 500 pronave të shitura,GRABITURA,të çuara për SKRAP mbi 350 mild.$ të 46 viteve..!? •Kush e dërgoi NAFTËN Shqipëtare te S.Millosheviçi nga 92-97. !? •Kush i vrau mbi 20.000 Shqipëtar nga 1991 Shkodër deri 2021 Elbasan.??

    Përgjigju
    • Ethemi i pjerdhur: 20/08/2023 16:03

      Sa të ikni dhe ju pensionistët e fundit të Enverit, keq do e kete Shqipëria.

    • Portofoli i Lushnjes: 20/08/2023 12:26

      Fajin e ka Saliu apo faji është individual? Kjo është çështja!

    • Niku: 20/08/2023 10:32

      Te lumt dora...

  • Mario: 20/08/2023 09:25

    z Beqaj mos vazhdo me gjate se mund te rendosh poziten tende me kete partneritet publik privat te pakerkuar odr hiq balten e hedhur mbi zv kryeministrin Ahmetaj per cmime te fryra te faturuara dhe ende te papaguara qe ne rastin tend rezultojne ndryshe ne buxhet!

    Përgjigju
  • Shaban: 20/08/2023 09:12

    Ngjan sikur privati i ka bere me leket e veta kaq shume sherbime. Thelbi eshte pse spitali nuk i ben dot kur i ben privati? Dhe a ka qene procesi i dhenies se ketij sherbimi nje proves i hapir me konkurence reale apo e ka marre "maliqi" shoku i ligjit ?

    Përgjigju
  • Bello: 20/08/2023 08:39

    Eh Sotir…Sotir…perëndia të beson, po a beson njerëzia?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?