"Një udhëtim kushton 17.4 euro", PD: Koncesioni i rrugës Milot-Fier projekt fantazmë, tenderi nuk ekziston!

6 Korrik 2020, 12:46| Përditesimi: 6 Korrik 2020, 15:24

  • Share

Partia Demokratike thotë se koncesioni i rrugës Milot-Fier është një nga vendimet më korruptive dhe që vjedh më shumë qytetarët shqiptarë. Në një dalje për mediat, ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se  1.2 miliardë euro është një kosto e fryrë, deri në 6 fish më e lartë se bypass i Fierit. Sipas PD, kjo bëhet në mënyrë që tarifa e udhëtimit të jetë e lartë. Sipas Alibeajt pse kanë kaluar 5 ditë nga deklarata e ministres për hapjen e garës, tenderi ende nuk ekziston.

"Projekti Milot-Fier është bërë me urgjencë dhe është trajtuar si një plan i vërtetë grabitje. Për këtë projekt nuk ka dokumenta, nuk dihet  si u përzgjodh, nuk dihet kush e mori vendimin që rruga të bëhet me koncesion, nuk dihet si u përzgjodh konsulenti që doli në konkluzionin se rruga kushton 1.2 miliardë euro dhe një udhëtim kushton 17.4 euro.  Projekti Milot-Fier është akoma një projekt fantazëm, për të ekzistojnë vetëm fjalët e kryeministrit dhe Ministres së Infrastrukturës. Tenderi nuk ekziston i shpallur në faqen përkatëse të prokurimeve, megjithëse, gjatë shfaqjes propagandistike 5 ditë më parë, Ministrja e Infrastrukturës, premtoi ndryshe.

“Duke filluar nga sot, në orën 12.30, i gjithë dokumentacioni do të jetë i disponueshëm në faqen e APP-së dhe i aksesueshëm për të gjithë të interesuarit”

As ditën kur u shpall me bujë të madhe, as sot, dokumentat e tenderit nuk ekzistojnë, për faktin e vetëm se nuk ka një punë serioze në interes të qytetarëve, por ka një aferë korruptive", deklaroi Alibeaj.

Ish deputeti i PD ngriti 4 pyetje për ministren Balluku:  

1.      Pse nuk është shpallur akoma tenderi dhe dokumentat e tij?

2.      Si u përzgjodh projekti i Milot-Fier?

3.      Kush e mori vendimin që rruga të bëhet me koncesion?

4.      Si u përzgjodh konsulenti i rrugës 1.2 miliardë euro?

Belinda Balluku duhet të bëjë transparencë dhe të mos fshihet pas fjalive me dy kuptime!

Shqiptarët, të cilët ajo dhe Edi Rama duan i detyrojnë të paguajnë 17.4 euro për një rrugë që është e ndërtuar aktualisht në më shumë se gjysmën e saj, kanë të drejtë të njihen me çdo akt, që përkthehet në kosto marramendëse për ta. 

Milot-Fier është një projekt që do të verifikohet me imtësi nga qeveria e ardhshme! Partia Demokratike është e vendosur të mos ngarkojë në kurrizin e shqiptarëve edhe një borxh tjetër, që sjell me vete një faturë të lartë dhe të pamerituar për çdo qytetar!

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?