Kryeministri Edi Rama ka bërë një vizitë në qytetin e Shkodrës, nga ku ka folur edhe për gjobën e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit prej 44 milionë eurosh për rrugën Tiranë-Elbasan.
Sipas Ramës, qeveria duhet t’ia paguajë këtë gjobë kompanisë greke "Aktor", për fajin e qeverisë së kaluar të PD dhe LSI-së e cila kishte Ministrinë e Infrastrukturës.
Kryeministri Rama u shpreh se qeveria e kaluar i bëri tenderat për faqe të zezë.
"Tendera po kanë bërë ata, i kanë bërë për faqen më të zezë të shtetit shqiptar, i kanë bërë të tilla me projekte që iu shtohen kostot rrugës, kanë bërë historitë tek Tiranë- Elbasan që kthehen në kosto për shtetin shqiptar, se sheh rrushi rrushin e piqet, edhe u bashkua rrushi blu me rrushin e kuq edhe doli një lloj rrushi që e bëri lëng buxhetin e shtetit", tha Rama.
Po ku ishe ti more FURDUK i Rilindjes 7 vjet e gjysme tami te ra ne med tenderi ne prag te zgjedhjeve te gjithe nje Hsle jeni populli te marre ne dore fatin e vet boll ma me keta hajduter
PërgjigjuDmth kot te votojne shkodranet per deputet e qeveri socialiste se me Voltanen kryetare Shkodra do ngelet gjithmon Zimbabe se qeveria e re nuk ben dot asgje per qytetin sa te jet Voltana kryetare bashkie
Përgjigju...dhe ky leng kuq+blu u kthye ne uthull qe gerryen buxhetin e shtetit dhe rrogat e pensionet, ndihmat sociale e cdo gje tjeter. Kurre me pd+lsi qe vidhen sa munden; ndertuan jetese sheikesh per kryetaret e vasalet e tyre, dhe kusuret i heq populli.
Përgjigju