Monika Kryemadhi dhe Jorida Tabaku

Konferenca Antikorrupsion, Kryemadhi: Edhe Agim Kajmaku do drejtonte një panel nëse s’do ishte arrestuar! Tabaku: Spektakël

13 Qershor 2022, 20:13| Përditesimi: 13 Qershor 2022, 22:58

  • Share

TIRANË- Konferenca Antikorrupsion e mbajtur sot nga kryeministri Edi Rama ka sjellë reagime nga opozita. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku e quajti një spektakël të Edi Ramës, që u përpoq t’i tregojë qytetarëve shqiptarë se reforma në drejtësi ka dhënë fryte dhe se Shqipëria nuk është ndër vendet me të korruptuar në Europë, por sipas saj vendi ynë nuk ka bërë hapa në këtë drejtim.

Ironik ka qenë reagimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila shkruan se edhe ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku do e drejtonte një panel në konferencën antikorrupsion nëse nuk do e kishin arrestuar autoritetet italiane.

Këto reagime vijnë pas konferencës së parë Antikorrupsion, ku kryeministri Edi Rama pasqyroi arritjet e Reformës në Drejtësi, teksa tha se mbetet ende problem tenderat jo transparentë në shkelje të ligjit. E për këtë tha se do të ngrihet një strukturë e posaçme me ekspertizë të jashtme dhe pse jo edhe jashtë vendit që të mos hasen më problematika të tilla.

Ora 20:08
Kryemadhi ironizon konferencën Antikorrupsion: Edhe Kajmaku i Vorës do drejtonte një panel! Qeveri e korruptuar

Konferenca Antikorrupsion e cila u mbajt pasditen e sotme ka nxitur një sërë reagimesh nga kampi opozitar. I tillë ishte edhe reagimi i Kryetares të LSI-së, Monika Kryemadhi e cila shkroi me nota ironie për këtë nismë 3 ditore të qeverisë. 'Edhe Kajmaku i Vorës do drejtonte një panel te kjo konferenca e qeverisë për korrupsionin nëse nuk do e kishin arrestuar italianët' e nis shkrimin Kryemadhi duke vijuar me akuzën se qeveria është më e korruptuari.

'Edhe Kajmaku i Vorës do drejtonte një panel te kjo konferenca e qeverisë për korrupsionin, nëse nuk do e kishin arrestuar italianët. Patjetër, sepse të gjithë çfarë janë në burg sot nga Rilindja, më parë kanë qenë "kampionët" e kryeministrit.

Reformën në drejtësi e miratuam bashkarisht si klasë politike në vitin 2016, që lufta ndaj korrupsionit të ishte përherë ekskluzivisht fusha e veprimit, e një sistemi të pavarur nga politika, të pa ndikuar nga pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv. Ky i fundit, dmth qeveria, është edhe më i korruptuari!

Ndërkohë që punojësit civil të çuar me detyrim në takim dëgjuan fjalimin  propagandistik të kryeministrit, i gjithë vendi pret me padurim forcën e veprimit të drejtësisë ndaj zyrtarëve të inceneratorëve: një skemë korrupsioni në bashkëpunim, e faktuar në letra dhe firma, që ka përfshirë kryeministrin, zyrën e tij, ministra, kryetar bashkie, biznese të vërtetë dhe fiktivë.

Korrupsion qeveritar ka, por duhen profesionistë të pavarur në drejtësi ta luftojnë atë!'- shkroi Kryemadhi. 

Ora 18:59
Konferenca Antikorrupsion, Tabaku: Spektakël i Edi Ramës, Shqipëria vendi më i korruptuar

TIRANË- Spektakël e ka quajtur deputetja demokrate Jorida Tabaku, konferencën e parë Antikorrupsion të zhvilluar nga kryeministri Edi Rama, pjesë e së cilës ishte ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim. Tabaku shkruan se kreu i qeverisë ka organizuar një spektakël për t’i treguar shqiptarëve që reforma në drejtësi po funksionon dhe nuk jemi vendi më i korruptuar në Europë, por sipas saj Shqipëria nuk ka bërë hapa përpara në këtë drejtim.

“Edhe sërishmi Shqipëria është vendi më i korruptuar. Mbreti i sajesave, Edi Rama, sot ka organizuar një tjetër lloj spektakli për t’i treguar shqiptarëve se ne nuk jemi vendi më i korruptuar në Europë. I njëjti njeri që e quajti raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit si të “pavlerë” dhe që ishte “copy-paste” u foli sot qytetarëve për betejën e tij kundër korrupsionit. Ironike po të mendosh që sot një ish ministër, një deputet dhe drejtorë të lartë janë të arrestuar as më shumë e as pak por për korrupsion të nivelit të lartë. Akoma më ironike po të mendosh se lista e atyre që duhet të përfshihen në grupin e strukturuar kriminal duhet të zgjerohet edhe më shumë me ministra dhe kryetarë bashkie", shkruan Tabaku. 

Tabaku shkruan se qeveria ‘Rama’ është me e korruptuara në histori, teksa përmend aferën e Inceneratorëve. Siipas saj kryeministri kërkon të fshihet pas spektakleve të tilla dhe sjell në vëmendje sportelet online si një arritje. Tabaku thotë se korrupsioni nuk ka mbetur te sportelet, por shkruan se 1 në 3 tendera jepen pa garë dhe parlamenti ‘noterizon’ që oligarkët të marrin para qyl nga taksat e shqiptarëve.

“Por, kryeministri mendon ta fshehë kokën pas spektaklit dhe sajesave dhe riprodhon arritje imagjinare a thua se problemi jonë është korrupsioni në sportele. A mos vallë 430 mln euro për 3 inceneratorët që ende sot paguhen është korrupsion i sporteleve? A mos vallë thuajse 8 mld euro dëm ekonomik në buxhetin e shtetit janë pasojë e korrupsionit në sportele? 1 në 3 tendera jepen pa garë ndërsa pjesa tjetër e tenderave jepet me një paracaktim aq të qartë saqë është bërë normë korrupsioni në tenderat publikë. Parlamenti është kthyer në një noter të ligjeve me porosi dhe kalohet çdo nismë ligjore që i ofron parà qyl nga taksat e shqiptarëve oligarkëve të përhershëm. Vetëm mbreti i sajesave mund të mendojë kështu!

Të parët për korrupsion falë qeverisë më të korruptuar në histori! Prandaj sot nga drejtësia e re pritet më shumë, pasi në të vërtetë korrupsioni sot është gangrena e Shqipërisë pasi është në nivelin e elitës qeverisëse. Këtë korrupsion e ndalon vetëm ndërhyrja e fortë dhe imediate e drejtësisë si dhe vullneti politik që qartësisht mbretit të sajeve i mungon. Prandaj sido të spërdridhet dhe sado të flasë apo dhe teorizojë kundër korrupsionit nuk mund të besohet, njeriu kryefajtor prej të cilit bashkëfajtorët e tjerë të korrupsionnit livadhisin sot të qetë në xhepat e çdo shqiptari”, shkruan Tabaku.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj: 13/06/2022 21:47

    Dègjojeni Monikèn se ajo nuk han m..kot. Ajo ka kènduar gjithè jetèn atè kèngèn polifonike,,,,çta sheh syri, ta vjedh dora. Fol moj xhane fol, na mèso edhe neve ndonjè metodè pune.

    Përgjigju
  • DORDOLEC KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 13/06/2022 20:49

    O Monika Kryemadhi kur flet ti për korrupsjon qajn dhe të vdekurit o Monik kok lopa. O çfar tmerri hajduti gërthet kape kape hajdutin.

    Përgjigju
  • dreni: 13/06/2022 20:21

    A ka kajmak me te madh se familja kriminale FLORIRI.

    Përgjigju
    • Kistra: 13/06/2022 20:44

      Te mori e mira te mori! Fiks komenti qe kisha ne mendje.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?