Konferenca anti-korrupsion, ministrja e Ekonomisë:Po punojmë që automatizimin e mbledhjes së taksave ta shtrijmë edhe në qeverisjen vendore

15 Qershor 2022, 10:52| Përditesimi: 15 Qershor 2022, 15:03

  • Share

Po zhvillohet sot dita e tretë e Konferencës Kombëtare të Antikorrupsionit. Në fokus të konferencës do të jetë digjitalizimi, si mënyrë për të garantuar një mjedis më miqësor ndaj biznesit.

Ministrja e Ekonomisë dhe e Financave, Delina Ibrahimaj në fjalën e saj tha se sfidë për të ardhmen është që të gjitha shërbimet online në biznes të ofrohen edhe në qeverisjen vendore. Ibrahimaj tha se duhet të bëhet një automatizim i mbledhjes së të dhënave të taksave edhe në qeverisjen vendore.

‘Ka një sfidë shumë të madhe dhe sfida e madhe është ndërrimi i kulturës. Ka një rol kryesor të sektorit privat. Individët duhet të ndërgjegjësohet dhe të punojnë së bashku. Ministria e Financave që prej 2014 ka filluar një punë të jashtëzakonshme me qëllim ndërrimin e sistemit dhe me qëllim luftën ndaj korrupsionit. Nëpërmjet digjitalizimit duhet rritur transparencën, duke rritur bashkëpunimin me bizneset dhe individët. Ne duam të automatizimin e mbledhjes së të dhënave sa i përket taksave, ta shtrijmë edhe në qeverisjen vendore. Kemi synim të ngremë një sistem të unifikuar të taksave vendore e cila do të reduktojë hapësirën për abuzim në nivel qendror dhe kombëtar. Me digjitalizimin e shërbimeve shteti ka avancuar në krahasim me të gjitha vendet e Evropës. Rruga që kemi është e gjatë por kemi bërë shumë për të luftuar korrupsionin, e ardhmja është që të gjitha shërbimet online të ofrohen edhe në qeverisjen vendore. Të rrisim transaksionet ekonomike, e cila do të sjellë reduktim të korrupsionit.’- tha Ibrahimaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?