Politikë

Konferenca e 100 viteve marrëdhënie me SHBA, Yuri Kim: Kemi përparuar shumë! Mbështesim Ballkanin e Hapur për të gjitha vendet e rajonit

22 Shtator 2022, 11:13| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 11:19

  • Share

TIRANË- ‘Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe SHBA-së ka përparuar shumë në këto 31 vite.’ Kështu deklaroi ambasadorja amerikane në konferencën “Shqipëri-SHBA” që po zhvillohet në Tiranë në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve.

Kryediplomatja e SHBA-ve Kim shprehu emocionet për pamjet e vitit 1991 ku me qindra shqiptarë pritën në shesh Sekretarin e Shtetit James Baker.

“Regjimi i Hoxhës mbylli vendin dhe u përpoq të helmojë miqësinë mes shqiptarëve dhe amerikaneve.  Në vitin 1991 pati një fillim të ri.

Edhe pse kam parë me mijëra herë fotografi, ende më prekin shumë fotot e 300 mijë shqiptarëve. U mblodhën në sheshin Skënderbej për të thënë se ne jemi me ju, për të dëgjuar sekretarin Baker se liria funksionon”, tha ajo.

Ambasadorja tha gjithashtu se ka ende shumë për të bërë. “31 vite pas rënies së komunizmit mbetet ende shumë për të bërë. Mendoni sa shumë kemi përparuar’- tha ndër të tjera ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.

Ndër të tjera, Yuri Kim pas dyerve të konferencës, u shpreh se mbështet të drejtën në Ballkanin Perëndimor dhe integrimit në Evropë.

‘Mbështesim të drejtën e Ballkanit Perëndimor të jenë të integruar në Evropë. Do përpiqemi të fshijmë çdo barrierë që ka mbetur nga Ballkani i Hapur për të gjitha vendet e rajonit.’- tha ambasadorja.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Fillimisht marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve ishin vendosur më 28 korrik 1922. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA fillojnë në vitet e hershme të shekullit të XX, kur Presidenti amerikan Woodrow Uillson i ofroi mbështetjen e nevojshme dhe të domosdoshme shtetit të ri shqiptar, për njohjen e tij.


Lajmi kryesor:

Nga spiunët e Enveri, te Rusia e Vuçiç, shek.XX me SHBA, studiuesit: Aleanca Rusi-Serbi, faktor destabilizues! Politikanët, pro Amerikës kur u leverdis


G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luani: 22/09/2022 12:25

    Pra e pasķa vendosur shoqe ambasadore dhe zyrat pas saj qe te "fshine" Albin Kurtin dhe "kedo" qe perben barriere per dy marionetat Rama-Vucic. Bravo bravo, nuk ka me bukur kur deklaron regjimin e Hoxhes si makaber ndersa mburr dhe mbeshtet bijat dhe bijte neo komuniste te shokut Enver.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?