Politikë

Konferenca e 27-të e Iniciativës SHBA - Karta e Adriatikut, Begaj: Investimet në fushën e sigurisë thelbësore për sigurinë në rajon

18 Shtator, 13:16| Përditesimi: 18 Shtator, 16:11

  • Share

Investimet në fushën e sigurisë janë me rëndësi në kohën kur bota gjendet në një moment delikat gjeo-politik. Ky ishte mesazhi i Presidentit Bajram Begaj në konferencën e 27-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut. Kreu i shtetit së bashku me ministrin e Mbrojtjes Vëngu bënë thirrje që edhe Kosova të anëtarësimit në këtë nismë sa më shpejt.

Investoni në fushën e sigurisë në kushtet kur bota po përballet me një moment delikat gjeopolitik. Me këtë mesazh, Presidenti Bajram Begaj, në cilësinë edhe të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ju drejtua panelit në konferencën e 27-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut.

"Zhvillimet e fundit tregojnë se sa i rëndësishëm është investimi në fushën e sigurisë dhe me sa rëndësi është krijimi i platformave të bashkëpunimit e ndërveprimit që promovojnë sigurinë rajonale duke krijuar kushtet për një mjedis më të qëndrueshëm dhe të sigurt", shprehet Begaj.

Edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu bëri thirrje që rajoni të tregohet i kujdesshëm ndaj ndikimit të huaj që synon destabilizim.

"E rëndësishme të mos bien pre e palëve të treta që marrin ndërveprime destabilizuese", tha Pirro Vëngu.

Begaj e Vëngu kërkuan anëtarësimin e Kosovës në këtë forum.

"Anëtarësimi i Kosovës në këtë Kartë është thelbësor jo vetëm për sigurinë e Kosovës, por edhe për stabilitetin e të gjithë rajonit. Kosova, ndonëse është shtet i ri, ka treguar përkushtim ndaj paqes dhe bashkëpunimit, dhe përbën një faktor kontribuues për sigurinë në Ballkanin Perëndimor", shtoi Begaj.

Në punimet e ditës së sotme të konferencës morën pjesë vendet nënshkruese të kartës A-5; SHBA, Shqipëri, Bosnje-Herzegovinë, Kroaci, Mal i Zi dhe Maqedonia e Veriut ndërsa në statusin e vëzhguesit janë të pranishëm edhe përfaqësues nga Kosova.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përfaqësuan në konferencë nga Komandanti i Forcave amerikane në Evropë, gjeneral Christopher G. Cavoli, i cili të martën pati një takim të veçantë edhe me Kryeministrin Rama.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?