'Konferenca e Donatorëve i rriti pikë Ramës", Erl Murati: Ky 'Valentin' mes BE e Shqipërisë të shfaqet gjatë integrimit

18 Shkurt 2020, 19:12| Përditesimi: 18 Shkurt 2020, 19:29

  • Share

Analisti Erl Murati e cilësoi Konferencën e Donatorëve një lajm të mrekullueshëm për shqiptarët dhe se mbledhja e 1.15 miliardë eurove ishte meritë e punës në Bruksel nga qeveria shqiptare dhe vetë kryeministrit Rama duke i rritur edhe më shumë pikë vetes. Në studion e Report Tv, Murati u shpreh se shpreson se ky moment 'valentini' mes BE dhe qeverisë shqiptare të zgjasë sa më shumë dhe të reflektohet në procesin e integrimit që do të diskutohet në muajin mars.

'Konferenca e Donatorëve ishte një lajm i mrekullueshëm për të gjithë shqiptarët. Ky ishte një rast që nuk kishte pse politizohej, ashtu siç bëjmë gjithmonë për çdo gjë. Merita kryesore i takon qeverisë dhe kryeministrit Rama për punën që bëri në Bruksel. Ramës i janë rritur pikët dhe qeverisë së tij me konference. Kjo ishte një ngjarje e madhe që la mënjanë sherrnajën e madhe politike shqiptare. Ky është një moment 'Valentini' mes qeverisë shqiptare dhe BE dhe shpresoj të vijojë deri në mars. Ka premisa pozitive që integrimi të ecë përpara në muajin mars, pas sinjaleve pozitive që dha Macroni', tha gazetari Murati.

Në lidhje me fondet, Murati tha se ka një skepticizëm për përdorimin e  tyre, por se 'ky skepticizëm i ka shoqëruar shqiptarët për 30 vite, pasi kanë parë se si vidhen paratë publike.' Megjithatë, Murati shtoi se 'do të ngrihen institucione të posaçme për monitorimin e duhur të fondeve që janë dhënë për rimëkëmbjen pas tërmetit."

Për sa i përket përplasjes dhe akuzave Qeveri-Presidencë, Murati tha se e gjitha 'është një presion mes palëve dhe tentojnë të trembin njëra-tjetrën, por që në fund nuk ka për të ndodhur as shkarkimi i Metës dhe as shpërbërja e parlamentit.' Murati tha në Report Tv se si Rama dhe Meta janë politikanë me eksperiencë dhe se nuk do të lejojë përshkallëzimin e krizës politike deri në këtë pikë.

'Ky është thjeshtë një tension që i bëjnë njëra-tjetrës, por asnjë palë nuk do të bëjë një lëvizje të tillë radikale. Ky nuk është show por shah politik' tha Murati.

Ndërsa operacioni OFL, për gazetarin dhe analistin Erl Murati është 'thjeshtë një show që ka dy vite që ka nisur, që kur ishte Fatmir Xhafaj ministër i Brendshëm dhe rezultatet janë zero. Ky është dobësia e ligjit dhe jo 'forca e ligjit' pasi ka kriminelë që kanë varë dhe enden të lirë rrugëve.'

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?