Elisa Spiropali

Politikë

Konferenca e Katërt Ndërqeveritare, Spiropali:  Hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në BE

15 Prill, 09:47| Përditesimi: 15 Prill, 09:48

  • Share

Një ditë më parë u zhvillua Konferenca e Katërt Ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë ku u çelën negociatat për grupkapitullin e Tregut të Brendshëm.

Pas këtij takimi kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali përmes një mesazhi në rrjetet sociale shprehet se ky është një hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

“Çelja e negociatave për grupkapitullin “Tregu i Brendshëm” është një tjetër hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në BE. Përgëzoj pjesëtarët e ekipit negociator, institucionet dhe gjithë kontribuesit në këtë sukses të ri!

Ylli i Shqipërisë po bashkohet me yjet e Europës, edhe prej përkushtimit të tyre. Do të vijojnë të kenë mbështetjen e pakursyer të Kuvendit, që jo thjesht të shpejtojmë, por të vrapojmë drejt bashkimit me familjen tonë europiane", shprehet Spiropali.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?