Konferenca e Kryetarëve

Kërkesa e opozitës për debat, Bardhi: Raportet flasin për shtim të trafikut të drogës! Çuçi: S'ka vend për mocion! Gjykatat janë shprehur

15 Prill, 15:50| Përditesimi: 15 Prill, 17:32

  • Share

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në ambjentet e Kuvendit, u diskutua edhe kërkesa për mocion për debat, nga ana e grupit parlamentar opozitar të udhëhequr nga deputeti Gazment Bardhi, lidhur me laboratorin e drogës në Xibrakë.

Por kjo kërkesë nuk ka gjetur dakordësinë e mazhorancës. Bardhi u shpreh se kjo çështje ka krijuar një problem të madh në trafikun e drogës dhe kjo duket edhe nga raportet ndërkombëtare.

‘Ju mund te jeni dakord që të mos ekzistojë opozita por se keni në dorë ju. Kërkesa për mocion me debat, është e drejtë e opozitës. Ju folët për çështje të ezauruar, por ju kujtoj se laboratori o Xibrakës nuk është çështje e ezauruar. Ka një dosje të veçuar e cila është në sirtar dhe nuk nuk është trajtuar.

Raportet ndërkombëtare flasin për një problem të shtuar të trafikut të drogës. Prandaj do duhet të ketë mocion për këtë çështje. Por ju s’keni interes kur folët për grabitje prone, s’keni interes kur folët për ekonominë, s’keni interes kur folët për krimin’, tha Bardhi.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar socialisty Bledi Çuçi tha se nuk ka vend për debat në një çështje që i përket gjyqësorit.

"S'kemi si te vendosim sot një datë për mocionin, kur mendojmë se ky mocion s'duhet zhvilluar fare pasi janë çështje të stër-ezauruara. Nga mënyra si është parashtruar kërkesa s'ka vend fare për mocion. Kërkesa e opozitës lidhet me çështje që janë gjykuar nga drejtësia madje edhe me vendime të formës së prerë, që janë ezauruar edhe në debatet parlamentare dhe komisionet hetimore parlamentare. Nuk mund të ulemi sot të flasim për datën e një mocioni", deklaroi Çuçi.

Ora 17:27
Kërkesa e opozitës, Spiropali: Mocionet me debat nuk mund te jenë manuale denigrimi e shpifje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me  Parlamentin, Elisa Spiropali, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është shprehur se “mocionet me debat nuk mund te jenë manuale denigrimi, cenimi të personalitetit apo shpifjeve”, duke shtuar se diçka e tillë ndodh prej 33 vitesh.

“E di që është bërë zakon dhe vijimisht përdoren jo vetëm familjarët, por kushdo I lidhur me një politikan të kësaj shumice apo kësaj qeverie për t’u bërë mish për top i diskutimit të përditshëm, dhe kjo nuk ndodh sot, por ndodh këtu e 33 vjet, që kur ai që është në ballkon, ishte në krye.”

Në fjalën e saj Spiropali gjithashtu tha se Rregullorja i kërkon kryetares së Kuvendit mos t'i zhvillojë mocione te tilla qesharake.

“E para dhe mbi të gjitha, ky rend dite siç ka ardhur në Konferencë të Kryetarëve, nuk kalon për ne. Për t’i hyrë pak më në thelb, ne anashkalojmë një nen të rregullores që thotë se Kryetari I Kuvendit ka të drejtë te refuzojë interpelnca, mocione e kërkesa kur janë formuluar me fjalor të pahijshëm, paraqisni çështje që nuk janë përgjegjësi e Këshillit të Ministrave, cenojnë nderin, jetën private dhe personalitetin e një individi, etj.”- tha ministrja.

Ndër të tjera ajo ju përgjigj akuzave të deputetëve të cilët e cilësuan Shqipërinë si narkoshtet, duke thënë se kjo gjë ndodh vetëm në ëndrrat e tyre.

“Shqipëria nuk është një narkoshtet, por është një vend që ka çelur negociatat me Bashkimin Europian. Është një vend që ka bërë përparime në 33 kapituj duke plotësuar kriteret. Është një vend që sot mirëpret mbi 10 milion turist dhe situata e sigurisë është ajo që thonë shifrat, jo ajo që thoni ju. Partnerët tanë nuk na quajnë një narkoshtet, përkundrazi, na quajnë një vend të sigurt. Narkoshtet është vetëm në makthet e atij në ballkon- tha ministrja.

Spiropali tha ndër të tjera se mazhoranca nuk i komenton vendimet e gjykatave, ndryshe nga opozita që sulmon Gjykata e Prokurorë sa here që ka një çështje kundra tyre.

“Kjo gjuhë e kthen edhe Parlamentin në një kazan të një diskutimi i cili nuk synon të vërtetën, nuk synon të gjejë zgjidhje, nuk synon as alternativa më të mira, por synon vetëm të denigrojë kundërshtarët, familjarët e tij apo të saj me ç’të mundet dhe në çdo kohë. Edhe pse disa persona e kanë marrë dënimin e tyre, ju prapë doni t’i bëni gjyq publik. Ne nuk komentojmë vendime gjykatash. Ndërkohë që ju, sa herë Gjykata jep një vendim kundër jush, dilni dhe i sulmoni gjykatat.” – tha Spiropali

Ora 16:32
Mandati i Xhaçkës, Çuçi: Mos bini pre e spekulimeve, është zbatuar 100% vendimi i Gjykatës Kushtetuese

 

Në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi u pyet edhe për votimin kundër dërgimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatë Kushtetuese. Ai ka deklaruar se sa i përket mandatit të Xhaçkës është zbatuar 100% vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk është e vërtetë që ne nuk respektojmë vendimin e gjykatës kushtetuese. Vendim i i Gjykatës Kushtetuese thotë se shfuqizohen vendimet e kuvendit. Nuk shtrohet çështja nëse është zbatuar ose jo vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i gjykatës është zbatuar.

Mos bini pre e spekulimeve, është zbatuar 100% vendimi i gjykatës, aty shprehte qartë se çfarë përmban. Nuk përmban ndonjë detyrim. Sot kemi një vendim tjetër që propozoi këshilli për mandate dhe rregulloren kuvendit, që siç e dini votoi.”

Ora 16:27
Çuçi shpjegon pse nuk pranohet kërkesa e opozitës për mocion me debat: Gjykatat kanë folur, ka pasur edhe komision hetimor

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi edhe në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ka deklaruar se nuk e mbështesin kërkesën e opozitës për mocion me debat lidhur me problematikën e kultivimit apo trafikut të drogës  sepse çështjet për të cilat është kërkuar janë ezauruar nga gjyqësori apo edhe në komisione hetimore parlamentare.

"Të gjitha çështjet që janë shtruar në kërkesë janë ezauruar, gjykatat janë shprehur, ka njerëz që janë dënuar apo që vuajnë dënimin. Janë ezauruar qoftë edhe në diskutime parlamentare, madje ka pasur edhe një komision hetimor. Kështu që ne mendojmë se s'ka vend për të pasur një mocion me debat, të paktën sipas kërkesës që ka bërë opozita", deklaroi Çuçi para gazetarëve.

A është e shqetësuar PS për kanabizimin?

“Nuk ka pasur rekorde më të mira në luftën kundër kanabisit sesa sot në Shqipëri e vlerësuar kjo nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë. Kjo është një çështje e qeverisjes kudo”, shtoi Çuçi.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?