Politikë

Konferenca e Kryetarëve merr vendimin, gazetarët do të jenë të pranishëm në parlament! Mungonin që prej fillimit të pandemisë

12 Tetor 2021, 13:20| Përditesimi: 12 Tetor 2021, 15:48

  • Share

Pas më shumë se një viti, Kuvendi ka rihapur dyert për gazetarët. Ku vendim u mor sot në Konferencën e Kryetarëve, ku nga dita e nesërme, gazetarët do të lejohen të jenë të pranishëm në sallën e parlamentit gjatë zhvillimit të seancave plenre. Ata do të qëndrojnë në lozhë

Që prej fillimit të pandemisë, gazetarët nuk kanë qenë të pranishëm në sallën e Parlamentit, ndërsa seancat plenare i ndiqnin nga transmetimet e kontrolluara nga vetë Kuvendi.

Kujtojmë se më herë u vendos që gazetarët të lejohen të marrin pjesë edhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare në Kryesinë e Kuvendit me kushtin që të jenë të vaksinuar ose të kenë një test të vlefshëm PCR.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?