Projekti i Portit të Durrësit

Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e 35 deputetëve të opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për Portin e Durrësit

13 Prill 2023, 10:32| Përditesimi: 13 Prill 2023, 10:55

  • Share

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ëhstë rrëzuar kërkesa e disa deputetëve të Rithemelimit për ngritjen e një komisioni hetimor për Portin e Durrësit. Kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimore u firmos nga 35 deputetë të Rithemelimit. Argumentimi i mazhorancës për rrëzimin e kësaj kërkesë është fakti se po bëhet ligji i ri për komisionet hetimore.  

Deputetët e Rithemelimit kërkojnë që të hetohet dhe e konsiderojnë si afera e grabitjes së Portit të Durrësit dhe dhënies për interesa private të klientëve të qeverisë. Duke e quajtur projektin e Portit të Durrësit si një aferë kriminale dhe korruptive, ata u shprehën se ky aset i madh strategjik i Shqipërisë, u merret jo vetëm qytetarëve të Durrësit, por edhe të gjithë Shqipërisë.

Në një seancë që ka zgjatur për më shumë se 14 orë e mes debateve dhe akuzave që kanë mbërritur nga opozita duke e cilësuar si “aferën më të madhe korruptive”, Partia Socialiste ka miratuar me votat e saj marrëveshjen për Portin e Durrësit. Me 74 vota pro dhe 35 kundër, Kuvendi i hapi rrugën investimit 2.1 miliardë eurosh. Të pranishëm në sallë ishin 107 deputetë, ku ia vlen të theksohet që kryeministri Edi Rama mungoi. Në përfundim të votimit, socialistët duartrokitën në atë që e quajnë një "marrëveshje që do i sjellë vendit një bum ekonomik.

Çfarë parashikon projekti?
Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi  € 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro. Marrëveshja ka një jetgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgajt 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitoi gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit. Parashikohen 12 000 të punësuar.

Ora 10:51
Alibeaj tregon pse nuk u miratua kërkesa për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Portin e Durrësit: Balla përdori justifikim që parlamenti do bëjë ligj të ri

1681375546_Screenshot2.png

Enkelejd Alibeaj ka treguar në Kuvend arsyen përse nuk u miratua nga Konferenca e Kryetarëve kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor për Portin e Durrësit. Sipas tij, kreu i grupit parlamentar të PS përdori justifikimin se parlamenti do bëjë ligj të ri për komisionet hetimore ndaj të gjitha kërkesat nuk miratohen.

“Ngrihet nga kreu i grupit parlamentar të PS si justifikim që meqë parlamenti do bëjë ligj të ri për komisionet hetimore, të gjithë kërkesat nuk miratohen. Kushtetuta e ka të qartë që kur janë nënshkrimet që kur i ka, të ketë një objekt, të ketë përcaktuar afatin dhe përbërjen dhe është detyrim i këtij parlamenti për ta miratuar pa asnjë diskutim. Ju si përfaqësuese e këtij Kuvendi duhet t’i tregoni shqiptarëve që ky parlament ka marrë fund. Është detyra juaj për të mbajtur përgjegjësi. Duhet t’i bëhej me dije deputetëve se çfarë po ndodh”, tha Alibeaj.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Popull: 13/04/2023 13:55

    Cfare autokracie. Edhe hetimin parlamentar e ndalojne nga frika e te palarave! Absurde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?