Deputetja demokrate Ina Zhupa, gjatë një diskutimi në Kuvend

Politikë

Mbyllet me mosdakordësi Konferenca e Kryetarëve, Zhupa: Futët fshehurazi ‘Paketën e Maleve’, 100 grante për votat e PS! Hiqeni urgjent nga kalendari, shkel Kodin Zgjedhor

29 Janar, 11:25| Përditesimi: 29 Janar, 12:01

  • Share

Tiranë- Deputetja demokrate Ina Zhupa denoncoi sot (29 Janar) projektligjin e “Paketës së Maleve” që Qeveria e kaloi fundvitin e shkuar, duke e cilësuar atë si një “ligjvënie elektorale” me qëllim garantimin e votave për PS në zgjedhjet e 11 Majit.

Deklarata u bë gjatë Konferencës së Kryetareve, ku pati në diskutim kalendarin për rendin e ditës së punimeve në Kuvend. Mbledhja u mbyll me mosdakordësi. Palët nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve, teksa i kalon për miratim seancës plenare.

“Ne jemi mbledhur me 20 Janar dhe Paketa e Maleve nuk ka rezultuar në projekt-kalendar. Tani na del që e paskan depozituar në datën 10 Janar. E keni futur për në seancë plenare, sepse po e përdorni Kuvendin si aset elektoral dhe po bëni ligjvënie elektorale, me qëllim shpërndarjen e favoreve dhe parasë publike, për të marrë votën për Partinë Socialiste”, tha deputetja e PD-së.

Më tej ajo vuri në dukje se Kodi Zgjedhor e ndalon dhënien e granteve në fushatë elektorale dhe para zgjedhjeve, duke përdorur termin e kalimit të ligjeve nga PS në ‘korsinë e shpejtë’.

“Ju parashikoni të jepni grante për të marrë vota. Kodi Zgjedhor e ndalon këtë shpërndarje grantesh në kohë zgjedhore, por ju nuk pyesni. Ndërkohë ligjet e ministrave tuaj i kaloni me korsinë e shpejtë, ndërsa nismat e deputetëve kanë me vite që nuk shqyrtohen. Hiqeni urgjentisht nga kalendari, sepse jeni në shkelje të Kodit Zgjedhor”, tha ligjvënësja demokrate në fjalën e saj gjatë Konferencës së Kryetarëve.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pelioni: 29/01/2025 13:25

    E pse t'a heqin a i shërben të mirës së popullit e biznesit,absolutisht t'a votojnë e të vihet në zbatim Zhupa e hupa si t'a ketë punë ai salehehu i saj në 2013 dhe pse populli e kish larguar nga pushteti me një Milon shuplaka në periudhën kalimtare të kalimit të qeverisë bëri harakiri me pasurinë kombtare vetëm leje HEC-sh dha mbi 70 pa pyetur për asgjë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?