Konferenca e Qendrueshmërisë Kibernetike për shqyrtimin e kërcënimeve kibernetike ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, organizuar nga Instituti për Kërkimin, i Kombeve të Bashkuara, (UNIDIR) mblodhi në New York, në datat 29 shkurt-1 Mars, përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, ekspertesh, profesorësh, studiuesish dhe hulumtuesish, për të diskutuar mbi tre dimensione kyçe të kërcënimeve kibernetike që mund të cënojnë vendet e botës: teknologjia, tipologjitë e sulmeve dhe aktorët e kërcënimit.
Diskutimet në nivel teknik trajtuan mënyrat se si këto sulme mund të cënojnë sigurinë ndërkombëtare dhe se si shtetet duhet të reagojne ndaj tyre me sukses, brenda një kuadri etik dhe të përgjegjshëm në hapësirën kibernetike.
Në seancën e ditës së dytë të kësaj Konference, ishte e pranishme edhe Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj, për të ndarë përvojën e Shqipërisë në përballimin me sukses të sulmit shtetëror kibernetik, i cili synoi të fshinte të gjitha sistemet digjitale në vend.
“Reagimi i menjëhershëm ndaj sulmit keqdashës, u arrit falë bashkëpunimit me Departamentin Amerikan të Shtetit Microsoft dhe FBI. Kërcënimet kibernetike mbeten sfidë e vazhdueshme globale, por e rëndësishme është të rrisim nivelin e mbrojtjes dhe bashkëpunimit. Ndaj, ne prej kohësh kemi ngritur Qendrën Qeveritare Operacionale të Sigurisë, strukturë e cila mbron infrastrukturat dhe sistemet qeveritare nga çdo sulm kibernetik.”
Investigimi, rikuperimi i sistemeve në mënyrën më të sigurtë dhe në kohë rekord, modernizimi dhe implementimi i inteligjencës artificiale në operacionet e përditshme, u vlerësuan nga panelistët e OKB-së si një histori suksesi ndërkombëtare.
Ku e kane montu ai , ke pidhi robve bollinos
Përgjigju