“Nuk jam i sigurt se ne mbrojmë një qytetërim, duke mbjellë vetë barbarizëm”.
Kështu tha Presidenti francez Emmanuel Macron, në konferencën libaneze që po mbahet në Paris, duke iu referuar deklaratave të fundit të kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu, i cili kishte folur për një "luftë civilizimi kundër barbarizmit" në Gaza dhe Liban.
Këtë e kanë raportuar mediat franceze. Franca gjithashtu deklaroi një ndihmë me 1 miliard dollarë ndihmë për Libanin.
"Unë jam i sigurt për një gjë: se në Liban rrezikohet mundësia e një qytetërimi, pra mundësia që gratë dhe burrat me origjinë të ndryshme, të feve të ndryshme, të ndajnë të njëjtin territor dhe të jetojnë për të njëjtin projekt", deklaroi ai Macron, shkruan “La Repubblica”.
Kreu i shtetit francez u tregua i ashpër dhe kërkoi që lufta të mbyllej sa më shpejt.
"Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet të ketë një armëpushim në Liban. Më shumë dëme, më shumë viktima, më shumë sulme nuk do t'i japin fund terrorizmit apo garantojnë sigurinë e të gjithëve", shtoi ai.
Ashtu siç i vjen keq për veprimet e Iranit, "i cili angazhoi Hezbollahun kundër Izraelit, ndërsa interesat më të mira të Libanit kërkonin që ai të qëndronte larg luftës në Gaza".
Macron tha se i vjen keq gjithashtu që Izraeli "vazhdon operacionet e tij ushtarake në Liban, në jug, në Bejrut, gjetkë, dhe se numri i viktimave civile vazhdon të rritet".