Shqipëria synon të pozicionohet si një qendër e besueshme e industrisë së Mbrojtjes. Ky objektiv u artikulua nga Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu gjatë konferencës së 28-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Kartës së Adriatikut (SHBA-A5) të mbajtur në Shqipëri.
“Qëllimi ynë është ta pozicionojmë Shqipërinë si një qendër të besueshme për industrinë e mbrojtjes, zinxhirët e furnizimit, lidhshmërinë dhe ndërveprimin ushtarak, lëvizshmërinë ushtarake në të gjithë Evropën Juglindore dhe rajonin e Adriatikut dhe në hapësirën me rëndësi të pamohueshme strategjike për sigurinë atlantike”, tha Vengu.
Vengu foli edhe për 5 fusha kyçe në të cilat do të fokusohet vendi ynë sa i përket sektorit të Mbrojtjes.
“Rritja e burimeve financiare për buxhetet tona të mbrojtjes; Zgjerimi i industrisë tonë të mbrojtjes dhe të prodhimit ushtarak; Modernizim i Forcave tona të Armatosura; Investimi i në infrastrukturën kritike dhe kapaciteti i vendeve pritës për të forcuar qëndrueshmërinë dhe forcimi i ndërveprimit me aleatët dhe partnerët përmes trajnimeve dhe operacioneve”, vijoi Vengu.
Për Shqipërinë, tha ministri, Karta e Adriatikut nuk është thjesht një iniciativë rajonale e radhës, por nxitës i bashkëpunimit dhe qëndrueshmërisë kolektive. Sipas tij, pjesëmarrja e SHBA e bën një iniciativë shumë të rëndësishme. Sa i përket Ukrainës ai deklaroi se Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen politike e ushtarake.
Komente

Vetem nje gje nuk ka thene:-"... Me kete veprimi, investimeve, bashkepunimit ne distancohemi nga" paranojat e diktatorit Enver Hoxha".
Përgjigju