Ministri i Jashtëm, Igli Hasani

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Hasani ndan fotot nga takimet me homologët: Diskutuam mbi përpjekjet e përbashkëta për paqen e qëndrueshme

18 Shkurt, 09:04| Përditesimi: 18 Shkurt, 09:15

  • Share

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka ndarë disa foto nga takimet që ka patur me homologët e tij gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘X’, Hasani shkruan se gjatë takimeve me homologët e disa prej vendeve pjesëmarrëse, pati diskutime për përpjekjet e përbashkëta mbi sigurinë dhe paqen e qëndrueshme në rajon e më gjerë.

“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih u takova me homologët e mi nga Mariya Gabriel, Donika Gërvalla-Schëarz, Ian Borg, Grlic Radman, Ilia Darchiashvili, Mihai Popșoi, Eric Beißëenger, Sekretaren e Shtetit Susanne Baumann, të dërguarin special Lordi Stuart Peach dhe Kryetaren e Komisionit të Jashtëm, Alicia Kearns.

Diskutuam agjendën tonë dypalëshe, me fokus në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet tona të përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale”- shkruan Hasani.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?