Ministri i Punëve të Jashtme të Qipros Constantinos Kombos

Politikë

Konferenca/ Ministri i Jashtëm i Qipros vlerëson arritjet e Shqipërisë: Ka bërë progres të jashtëzakonshëm! Meriton përgëzime

8 Shtator, 12:46| Përditesimi: 8 Shtator, 12:55

  • Share

Në konferencën 3-ditore e ambasadorëve shqiptarë nëpër botë Diplo 2025 me temë “Shqipëria 2030: në Europë, e ndërlidhur me botën”, ishte i ftuar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Qipros .

Gjatë fjalës së tij, Kumbos tha se Shqipëria ka zhvilluar progres të madh në rrugëtimin e saj drejtë Bashkimit Europian, dhe se vendi ynë duhet të vijojë të intensifikojë përpjekjet për të ecur para.

“Është e dukshme për të gjithë, që në arenën ndërkombëtare Shqipëria ka hedhur hapa të jashtëzakonshëm përpara në praninë e saj diplomatike ndërkombëtare. Natyrisht që kreditet e saj janë rritur në mënyrë të ndjeshme. Mendoj se ne duhet të përgëzojmë ata persona që janë përgjegjës për diçka të tillë.

Do të përqendrohem tek integrimi evropian, tek procesi i zgjerimit dhe tek presidenca jonë e ardhshme dhe sesi këto përmasa janë të ndërtuara. Çdo konferencë e këtij lloji është mundësi për pjesëmarrësit edhe për pritshmëritë e organizatorëve për të krijuar kushte për të koordinuar për të bërë një inventar të situatës dhe për të vendosur objektivat”, vijoi ai.

Në rastin tuaj është e qartë që objektivi qendror është i përqendruar tek Bashkimi Evropian. Shqipëria meriton përgëzime për progresin e shpejtë për shumë grup-kapituj në rrugëtimin tuaj evropian. Ju keni zgjeruar këtë rrugëtim dhe fundi i këtij rrugëtimi është afër. Një fund që do të shënjojë një fillim të ri! Thënë kjo, ka shumë punë për të bërë dhe intensifikimi i përpjekjeve është mënyra më e mirë për të ecur para”, tha Kombos.

Po ashtu Kombos shprehu mbështetjen e Qipros për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Në këtë proces duhet të jeni të sigurt që Qipro do të qëndrojë krah vendit tuaj si një lehtësues konstruktiv dhe i dobishëm për të gjitha përpjekjet që do të bëni për të arritur këtë objektiv fundor”, tha ai.

Ndërsa sa i përket rrugëtimit për në BE, Kombos ka deklaruar se Shqipëria duhet të ndërojë një sistem burokratik që duhet t’i përgjigjet të gjitha sfidave që do të përballet Shqipëria kur të bëhet pjesë e BE-së.

”Dua t’i referohem mësimeve të nxjerra për periudhën e pas të bërit anëtar i BE-së. Sipas meje elementi kyç për t’u kuptuar është që Bashkimi Evropian është i papërsosur, është një punë në vazhdim e sipër, por në të njëjtën kohë është një eksperiment unik politik, një mrekulli, një rrjet e sigurt, përshpejtues, nxitës i mundësive. Kërkon që të ndërtohet masa kritike burokratike për të qenë të aftë që t’u përgjigjeni të gjitha sfidave që do të përballeni kur të bëheni pjesë e BE-së. Përgatituni për çfarë do të vijë. Sigurohuni që masa kritike, burokratike, teknike të jetë e ndërtuar me një ekspertizë që mbetet e përkushtuar ndaj projektit evropian.

Shtetet anëtare, shtete kandidate dhe të gjithë ata që janë të interesuar të bëhen pjesë e BE-së ndajnë të njëjtin vizion dhe vizioni duhet verifikuar. Ka të bëjë me përqafimin e vlerave të unionit. Ka të bëjë me faktin që ju të jeni të harmonizuar me rregullat e Bashkimit Evropian. Ky angazhim është detyra kryesore e procesit të anëtarësimit. Kjo krijon mundësi, por vjen dhe me përgjegjësi”, deklaroi Kombos.


Lajmi kryesor:

Ambasadorët në Tiranë, Rama: Negociatat, kryefjala! S’keni kontakte me shqiptarët e suksesshëm! Gonzato: Promovoni SPAK-un


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?