Rama batuta për Greqinë: Kur them kafe turke mos u keqkuptoni, e thashë se ka shumë në Gjermani! Fund praktika, vendi në tyrezën e BE levë ndaj fqinjëve

17 Shkurt, 19:17| Përditesimi: 17 Shkurt, 22:06

  • Share

Gjatë Konferencës së Sigurisë e cila po mbahet në Mynih Kryeministri, Edi Rama nuk ka kursyer batutat kur është pyetur për raportet me Greqinë dhe kërcënimet e tyre për vendosjen e vetos ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit. Ai përmendi kafen turke në përgjigjen e tij por në fund e sqaroi se e tha për faktin se në Gjermani ka shumë turq.

Kryeministri Edi Rama: Së pari më duhet të them që po kërkoni ekspresin e pamundur, këtu në Gjermani do ta zbatoj këtë ekspres. Në fakt këtu më shumë se ekspres është kafe turke.

- Po mund ta bëjmë dhe kafe turke.

Kryeministri Edi Rama: Kjo kafe do të përbehej nga uji që do të thotë se çdo gjë do të jetë në rregull, nga një lloj mase kafe që nënkupton, shpresoj që të jemi tashmë të shkëputur nga Maqedonia e Veriut sepse herën e fundit që ishim në çift nuk na lejuan asnjë hap tjetër për shkak të një situate që na u tha, që s’lidhej  aspak me Shqipërinë, por që kishte lidhje me një vend tjetër me Bullgarinë konkretisht. Duke qenë se ne i kemi zhvilluar konferencat ndërqeveritare dhe procesin e kontrollit të legjislacionit. Unë mendoj se jemi tanimë çift apo bashkë dhe pas zierja e këtij uji me këtë masë pluhuri kafe që bëhet gati për tua dhënë tani është fakti se situata në Maqedoninë e Veriut është pikë së pari rezultat i Bashkimit Europian që nuk është gjendje t’i jap fund praktikës së rrëmbimit të vendeve, çka nënkupton të lejojë vendet anëtare të përdorin vendin e tyre në tryezën e Bashkimit Europian si një levë kundër fqinjëve dhe kjo është gjëja më antieuropiane e mundshme.

Natyrisht pastaj pasojat bien në vetë këto vende sepse kjo është flaka që ndez më shumë nacionalizmin, që ndez më shumë ato çka janë gjepura dhe ndërkohë jemi në këto kohë kur nacionalizimi dhe këto gjepura mund t’ia dalin me sukses.

- Parashikoni ndonjë problem me Greqinë në rrugëtimin tuaj?

Kryeministri Edi Rama: Jo, ne e dashurojmë Greqinë. Nuk erdha në Mynih për të shqetësuar miqtë e mi grekë, sepse ata na ndjekin kudo dhe duan të më shohin, të më dëgjojnë tonin e zërit kur them diçka, por jo. Ne e duam Greqinë! Në asnjë mënyrë nuk na hidhni dot në konflikt me Greqinë.

- Po nuk e përmendet kafen. Nuk thatë kafe greke, thatë kafe turke.

Kryeministri Edi Rama: A është një kafe tjetër që mund të marrim, sepse ende nuk është zgjidhur nëse është greke apo turke. Dhe kur thashë kafe turke, e thashë sepse ka turq në Gjermani, por jo se nuk është kafe gerke. Kështu që u them miqve të mi grek mos e keqkuptoni kafen.

- Jo, do të zbatoj rregullin e kafes greke. President, po vazhdoj me ju...

Kryeministri Edi Rama: E shihini ata janë në pararojë e kanë mikrofonin tek kollarja. Ata besojnë se janë më parë se ne për tu integruar.


Lajmi kryesor:

Athina, pengesë për në BE? Ironia e Ramës: Jo, i dua miqtë grekë, s'erdha në Mynih për t'i shqetësuar! Më ndjekin kudo, më dëgjojnë tonin e zërit


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?