Konferenca në Tiranë/ Siguria kibernetike dhe 5g, lufta për 100 vitet e ardhshme, gjenerali amerikan: Vetëm modeli amerikan, i duhuri

25 Korrik 2022, 11:40| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 19:05

  • Share

Lufta në Ukrainë është një agresion i autokracisë ndaj demokracisë dhe fsheh  betejën kibernetike për zotërimin e teknologjisë 5G, si betejë për drejtimin e botës në 100 vitet e ardhshme. Ishte kjo substanca e asaj çka Gjenerali amerikan James Jones foli në konferencën e sigurisë në Tiranë

“Nën Modeli rus e kinezë, 5G do të përdoret vjedhur pronësinë intelektuale, kontrollin e popullsisë, dhe mbikëqyrur të tjera elemente të jetës. Nën drejtimin e SHBA, 5G do jetë një platformë që do mbrojë privatësinë dhe do të forcojë lirinë qytetarit. Pra një filozofi krejt tjetër”, tha Jones.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla Kryetare, deputetët Damian Gjiknuri, Alfred Rrushaj theksuan rrezikun e influencës Ruse në Ballkan dhe brishtësinë ekonomike të shfaqur nga Europa gjatë këtij agresioni.

“Lufta e ftohtë, po zëvendësohet nga lufta e nxehtë kibernetike. Gjeopolitka nesër do të sfidohet nga cyber-politka. Kokat bërthamore janë aty”, tha Nikolla.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri thotë se Shqipëria është e vendosur në zgjedhjen e saj për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe e NATO-s. Ai theksoi se vendi i Ballkanit Perëndimor është në familjen evropiane.

“Unë mendoj dhe iniciativat e fundit për hapjen, qoftë dhe iniciativën e Ballkanit të Hapur, megjithatë dhe ajo mund të ketë debat pasi çdo iniciativë e re mund të ketë debat, por e rëndësishme është fokusi dhe inspirimi kur vjen nga bashkëpunimi, hapja, forcimi i demokracisë, mbajtja e të njëjtave vlerave. Në fund të fundit synimi është që Shqipëria të jetë vend i Bashkimit Evropian. Kemi një Rusi e Kinë që po afrohen më shumë mes tyre. Në BE është e vetmja e ardhmea e sigurt e këtij rajoni”, tha ai.

Ndërsa deputeti Rrushaj tha se pavarësia energjetike duhet të ishte kryefjalë. Mësimi që nxorrëm nga situata që po kalojmë, të na vlejë për 100 vitet e ardhshme...

“Konferenca e Sigurisë e zhvilluar këtë të hënë në Tiranë vjen pas sulmi ndaj “E-Albanias” dhe 24-orë pas deklaratës së Presidentit Bajram Begaj, ku tha se duhet një qasje e re për sigurinë në vend”, u shpreh ai.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?