Konferenca për të drejtën e informimit, Rama: Të vetëdijshëm që s'jemi suedezë! Dervishi: Transparenca të mos jetë thjesht në letër por dhe në praktikë

3 Qershor, 09:38| Përditesimi: 15 Nëntor, 15:47

  • Share

TIRANË - E drejta e informimit, si një e drejtë Kushtetuese përballë transparencës dhe zhvillimit të teknologjisë në kohën që ne jetojmë.

Kjo është tema që u trajtua në konferencën Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit që po mbahet sot në Tiranë. Ky është edicioni i 15-të, i forumit më të lartë dhe më të rëndësishëm të bashkëpunimit e koordinimit të Autoriteteve botërore regullatore të së drejtës për akses në informacionin publik dhe transparencën.

“Jemi krejt të vetëdijshëm që nuk jemi suedezë..” tha Rama duke pranuar se duhet punë dhe se 'kemi një rrugë të gjatë për të bërë përpara'

“Në fund të fundit nuk është çështja të kemi ligje, por edhe t’i zbatojmë ato edhe hendeku midis hartimit të ligjeve dhe zbatimit të tyre është sfidë për shumë prej nesh. Ne jemi vende e njerëz që ndajmë një mendësi kur vjen fjala për të drejtën e informimit, por ndërkohë jemi të vetëdijshëm që nuk jemi suedezë”, tha Rama.

Renditi tre sfidat që na sjell zhvillimi i teknologjisë që bashkë me bekimin' ka dhe një mallkim

Ky bekim vjen bashkë me një mallkim. Kapaciteti që teknologjia të përdoret për qëllime keqinformimi për kaos apo konfuzion. E drejta për informim përballet me një kërcënim të madh në të njëjtën kohë kur kemi në dispozicion një mundësi të jashtëzakonshme. Na takon ne ta përdorim sa më mirë.

Së pari: Të vijojmë të investojmë në infrastrukturën digitale dhe programet e edukimit për tu siguruar që të gjithë qytetarët të kenë qasje të përdorin me efektivitet platformat digitale.

Së dyti për të nxitur një kulturë transparence brenda institucioneve publike duke nënvizuar rëndësinë e konsultimeve publike të qeverisjes me pjesëmarrje.

Së treti për të mos pasur frikë nga drita por për ta përqafuar atë dhe punuar shumë ngushtë me institucionet si zyra e Komisionerit dhe Avokati I Popullit

Komisioneri Besnik Dervishi duke nënvizuar të drejtën për t’u informuar, si gur themeli i demokracisë nënvizoi se institucionet publike dhe zyrtarët e shtetit duhet të jenë të përgjegjshëm, duke siguruar që transparenca të mos jetë thjesht një ideal, por një praktikë dhe kulturë pune

E drejta për t’u informuar është gur themeli i demokracisë, transparenca, llogaridhënia, pjesëmarrja në vendimmarrje, lufta kundër korrupsionit, janë parime të cilat nuk mund të realizohen pa akses në informacion. Aksesi në informacion luan një rol kyç në adresimin e sfidave mbi çështjet e mjedisit apo ngrohjen globale, pasi bërja publike e informacionit u jep mundësinë aktorëve të cilët janë në frontin e parë të përpjekjeve, për zhvillimin e politikave të duhura për një të ardhme të qëndrueshme.

Për këto arsye, institucionet publike dhe zyrtarët e shteteve duhet të jenë të përgjegjshëm, duke siguruar që transparenca të mos jetë thjesht një ideal, por një praktikë dhe kulturë pune.Rruga përpara është sfiduese, por gjithashtu plot me potencial të jashtëzakonshëm. Së bashku, mund të krijojmë një të ardhme ku informacioni buron lirshëm, rrjedh në shtratin e tij ligjor dhe derdhet ne detin e madh të dijes, në shërbim dhe garanci për fuqizimin e çdo individi.

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?