Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Beograd në kuadër të konferencës Rajonale të organizuar nën kujdesin e Qeverisë së Norvegjisë, mbi “Mundësitë e investimit në energjinë e ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor” dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit për sigurinë energjitike. Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet zyrtare edhe foton nga takimi.
Lajmi kryesor:
Kriza dhe energjia, samit Ballkani Perëndimor-Norvegji në Beograd! Rama: Treg rajonal për energjinë, vetëm kështu jemi të fortë në këtë kohë lufte
M.Q./ReportTv.al