Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konferencën Rajonale që po mbahet në Tiranë“Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Europian”, ku morën pjesë përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se garancia evropiane për fëmijët është një financim i veçantë për të ecur në shinat e paracaktuara, një përgjigje gjithashtu që sipas tij, shkon për ata që thonë se nuk ka çfarë duhet BE. Rama shtoi se Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm në këtë aspekt.
“BE ka përcaktuar financim të vecantë që ndihmon vendet anëtare për të ecur në shinat e paracaktuara përmes dokumentit të garancisë evropiane dhe zbatuar masa konkrete në reduktimin e varfërisë së fëmijëve dhe nga ana tjetër në ngushtimin e hendekut që është tejet shqetësuses në të gjithë hapësirën evropaine, sidomos si rezultat i goditjes që i dha pëlhurës sociale pandemia e disa viteve më parë.", u shpreh kryeministri.
Rama tha se synojnë gjithashtu që të bëjnë një "hop" për të rritur financimin ndaj 16 mijë fëmijëve me aftësi të veçanta. Kreu i qeverisë tha se kjo kategori janë përfitues të skemave të reja të mbështetjes, por shtoi se meritojnë një rritje dhe vëmendje më të shtuar nga ana e institucioneve përkatëse. Po punohet gjithashtu për të rritur numrin e mësueve speciale, tha kryeministri, ndërsa përmendi edhe klasat e para mësimore për të gjithë fëmijët që ndodhen të shtruar në spital .
"Një nga pikat kyçe synojmë të bëjmë një hop sasior dhe cilësor në financim dhe organizim dhe ndërveprimit me partnerët e tjerë është adresimi i situatës së 16 mijë fëmijëve me aftësi të veçanta, të cilët janë përfitues të skemave të reja të mbështetjes, por të cilët besoj unë në këtë fazë dhe kushtet kur mundësitë tona ekonomike rriten meritojnë rritje të mbështetjes nga ana jonë.", shtoi kryeministri.
Një objektiv tjetër i rëndësishëm është rritja e fondit social, tha Rama, duke shtuar edhe aktivitetet sportive dhe kulturore për fëmijët. Rama përmendi programin për dhënien e ushqimit në shkolla nga bashkitë, ndërsa shtoi se synojnë që të zgjerojnë mbështetjen për nënat që janë kryefamiljare.
Sipas Ramës, fondi për mbrojtjen sociale është dyfishuar nga 130-260 milionë euro.
“Rritja e fondit social e rëndësishme dhe besojmë se e gjithë gama e aktiviteteve sportive dhe kulturore për fëmijët është e rëndësishme dhe zgjerimi i saj është objektiv i yni. Ka një shifër që do të doja ta ndaja, që kemi dyfishuar nga 130-260 mln euro fondin për mbrojtjen sociale ashtu sikundër sot ministria e Shëndetësisë disponon një fond rekord për shëndetësinë e mbrojtjes sociale në rendin e 1 mld eurove.", u shpreh Rama.
Në fund, kreu i qeverisë kërkoi që me këtë iniciativë rajonale të rritet edhe bashkëpunimi mes vendeve për të krijuar një "hapësirë" të përbashkët për fëmijët.
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në konferencën rajonale për “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, foli për rëndësinë e këtij aktiviteti, duke thënë se është një “përgjigje ndaj atyre që pyesin se për çfarë na duhet BE”. Kreu i qeverisë tha se garancia evropiane për fëmijët është një nismë e Unionit, përmes së cilës synon të sigurojë të drejtat e tyre.
“Garancia evropiane për fëmijët është nisëm e BE, e cila dhe e vetme do të mjaftonte për t’i dhënë përgjigje të gjithë atyre të pyesin për çfarë na duhet BE. Mjafton të shohësh në përmbajtjen e programit të kësaj garancie për fëmijët që të kuptosh thellësinë e dobisë së të qenit së bashku në familjen evropiane dhe thellësinë e të kuptuarit të sensit të solidaritetit në atë familje. Përmes garancisë evropiane për fëmijët, BE synon që të drejtat e fëmijëve t’i sigurojë dhe vendosë në fokusin e jetës së vet të përditshme dhe që përmes këtij programi të shumëfishojë të gjitha rrugët dhe mundësitë që çdo fëmije t’i jepet një shans dhe të kenë një perspektivë të mundshme barazie në raport me të tjerët pavarësisht startit të ndryshëm.", tha Rama.
Kryeministri tha se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në kujdesin ndaj fëmijëve, ndërsa shtoi se synojnë që të bëjnë një “hov” më të madh në financimin për 16 mijë me aftësi të veçanta. Rama tha se po punohet për të rritur numrin e mësuesve socialë për këtë kategori fëmijësh, ndërsa përmendi gjithashtu edhe hapjen e klasave për fëmijët që ndodhen të shtruar në spital.
“BE ka përcaktuar financim të veçantë që ndihmon vendet anëtare për të ecur në shinat e paracaktuara përmes dokumentit të garancisë evropiane dhe zbatuar masa konkrete në reduktimin e varfërisë së fëmijëve dhe nga ana tjetër në ngushtimin e hendekut që është tejet shqetësuese në të gjithë hapësirën evropiane, sidomos si rezultat i goditjes që i dha pëlhurës sociale pandemia e disa viteve më parë. Këtu financimi i posaçëm i BE lidhet me përfshirjen aktive të qeverive dhe përfshirjen aktive në ndërtimin e partneriteteve me organizata jo qeveritare dhe me përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe sociale e shëndetësore dhe programe mbështetëse për prindërit. Në këto drejtime kemi bërë progres të dukshëm, një bazë e sigurt për të ndërtuar më tutje duke synuar që të përfitojmë aktivisht nga financimi i BE. Një nga pikat ky synojmë të bëjmë një hop sasior dhe cilësor në financim dhe organizim dhe ndërveprimit me partnerët e tjerë është adresimi i situatës së 16 mijë fëmijëve me aftësi të veçanta, të cilët janë përfitues të skemave të reja të mbështetjes, por të cilët besoj unë në këtë fazë dhe kushtet kur mundësitë tona ekonomike rriten meritojnë rritje të mbështetjes nga ana jonë. Një rritje mbështetjeje e cila nuk është thjesht financiare por edhe institucionale. Për këtë ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit po punojnë që të rrisin numrin e mësuesve specialë, sikundër dje kemi hapur një kapitull të ri në sistemin tonë të shërbimit shëndetësor me hapjen e klasave të para për fëmijët në spital, klasa mësimore dhe arti, që iu shërbejnë fëmijëve që të mos humbasin kontaktin me mësimin, por iu shërbejnë përmes një kurrikule speciale që të energjizohen me besim dhe bindjen se do t’ia dalin në betejën e sëmundjeve të tyre.“, tha Rama.
Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato kërkoi një vëmendje më të shtuar ndaj fëmijëve, veçanërisht ndaj atyre që përjetojnë përjashtimin social për shkak të varfërisë apo problematikave të tjera.
Në konferencën rajonale për kujdesin ndaj fëmijëve, Gonzato u shpreh se objektivi është një Evropë më e fortë sociale, si edhe ulja e numrit të fëmijëve që ndodhen në varfëri. Ai tha se procesi i anëtarësimit nuk lidhet vetëm me miratimin e legjislacionit, por kërkon shndërrimin e të gjithë shoqërisë në të gjithë aspektet e saj.
“Fëmijët, veçanërisht ata që përjetojnë përjashtimin social për shkak të varfërisë apo formave të tjera duhet të kenë shanse të barabarta. Një nga pyetjet që duhet të bëjmë është a po bëjmë aq sa duhet për të rinjtë? Kjo është e rëndësishme për rajoni në veçanti në të cilën ka ende largim të trurit. Në nivel të bashkimit në BE, dëshironim t’i përgjigjeshim kësaj thirrjeje. Në planin e veprimit te shtylla evropiane kemi objektivin tonë për një Evropë më të fortë sociale, një nga objektivat deri në 2030 është ulja e numrit të personave që janë në rrezik varfërie apo përjashtim social në të paktën 15 milionë në përgjithësi dhe shifra për fëmijët është 5 milion. Nuk duhet të jenë më në varfëri. E shikojmë garancinë për fsëmijët si një nga programet më kyçe për të ofruar mbështetje për të rinjtë. Në mënyrë që fëmijët të kenë qasje efektive në shëndetësinë falas, në arsimin cilësor dhe të lirë, strehim me dinjitet por edhe ushqimin e duhur. Po të vëmë në prioritet mirëqenien e fëmijëve atëherë do të ketë zhvillim dhe ecuri më të mirë sociale. Nga kënvështrimi ekonomik duhet kontribut edhe për integrimin e tyre në tregun e punës dhe në jetën shoqërore, që tranzicioni nga shkolla në puna ta kalojnë më lehtë dhe duke iu ofruar mundësi më të mira ekonomike. Shqipëria ka rini fantastike dhe janë investimi në të ardhmen e Shqipërisë. Por siç e thashë duhet të kalojmë te fjalët te veprat. Procesi i anëtarësimit nuk do të thotë vetëm miratim legjislacioni por kërkon shndërrimin e të gjithë shoqërisë në të gjithë aspektet e saj. Të drejtat e fëmijëve janë pjesë e grupkapitullit themelor. ”, u shpreh Gonzato.
Komente

Aman o Rame na rrej sa ma shume merr dhe shoke Italian se pa rrena nuk jetojme ! Na rrej na mbyt me rrena ! Je njesh vetem na mashtro se na ze gjumi ahhaah
PërgjigjuVETEM RRENA THUA O RAME,,,PO PUNOJME,,,DO TE BEJME DICKA.....I KE VJEDH LEKET E ARKES TE SHTETIT NE TENDERA,,,DHE I KE DETYRUAR MJEREZIT TE IKIN NGA SHQIPERIA...ASNJE VOTE PER KETE PALACO,,SE KY ESHTE NJESOJ SI SALIU.....VOTAT PER PARTITE E REJA,,QORRIN,,SHABANIN,,,LLAPAJN...
Përgjigju