Roli i klerit bektashi shqiptar në Luftën e Dytë Botërore dhe kontributi i tyre në çlirimin e vendit kanë qenë në qendër të konferencës shkencore të mbajtur këtë të martë në Akademinë e Shkencave. Figura si Dede Ahmeti, Baba Faja- i shndërruar në hero popullor, klerikët dëshmorë në Luftën Naçionalçlirimtare: Sali Niazi Dede, Baba Feim Vrëpcka etj., u sollën në vëmendje të të pranishmëve, ndërsa u fol edhe për teqenë e Rabies si vatër për çlirimin kombëtar.
“Sali Niazi Dede siç e dini ka qenë kryegjyshi botëror që ka sjellë qendrën në Shqipëri. Edhe atje u persekutua pavarësisht se luftoi për revolucionin që bëri ataturku. Bëri 5 vjet gjyq, iu përgjigj ligjeve të shtetit dhe nuk fitoi. Atëherë iu drejtua vendit të vet.”, thotë Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror Bektashian.
Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi foli për rishikimin e historisë, e cila sipas tij mund të rishkruhet, por nuk mund të ribëhet. Sipas tij, antifashizmi është vlerë edhe në ditët e sotme, kur bota është ndarë përsëri në fashistë dhe antifashistë dhe shqiptarët kanë zgjedhur antifashizmin.
“Pjesëmarrja e bektashinjve në këtë luftë është virtyt i popullit dhe është luftuar në emër të idealit.”, - shprehet Gjinushi.
Historiani Hamit Kaba, ndërsa flet për Baba Fajën dhe bektashinjtë në burimet britanike dhe amerikane vëren se ky i fundit ishte njeri i fesë, figurë politike e ushtarake, që u përfshi në qëndresën antifashiste shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Baba Faja ishte gjithashtu mishërim i sentencës së bektashinjve se pa atdhe nuk ka fe. Figura e tij ëshë produkt kompleks i atdhetarizmit tradicional të besimeve të këtij komuniteti dhe i besimit bektashian. Pjesëmarrja e tij dhe e mijëra bektashinjve në LANÇ ishte vazhdim i një tradite të gjatë.”, vijon Kaba.
Kaba vëren se sipas disa burimeve të pakonfirmuara, në vitin 1945 mendohej se në Shqipëri kishte 200 mijë bektashinj ose 1/5 e shqiptarëve, ndërsa mbi 6 mijë prej tyre kanë marrë pjesë në LANÇ. Konferenca “Bektashinjtë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore” u mbajt me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
ik mer injorant edhe daja im ka cliru dibren edhe ca ta matim dibren ne ta bejme shtet ne vete ptuhhh rrace e poshter
Përgjigju