Ambasadorët shqiptarë të akredituar nëpër botë, do të mblidhen në Tiranë gjatë 3 ditëve të ardhshme, për të marrë pjesë në konferencën vjetore Diplo 2025 ku do të diskutohen sfidat diplomatike dhe angazhimin e Shqipërisë për anëtarësimin drejt Bashkimit Europian.
Me titull “Shqipëria 2030 në Evropë, e ndërlidhur me botën”, konferenca do të zhvillohet në formën e paneleve me pjesëmarrjen e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë në mjediset e Bankës së Shqipërisë (ish-hotel Dajti).
Hapja e konferencës do të bëhet nga vetë kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani, në orën 09:30, ndërsa mbyllja do të bëhet me një pritje të organizuar nga presidenti Bajram Begaj.
Diskutimet do të fokusohen në integrimin evropian të Shqipërisë dhe të rajonit, diplomacinë ekonomike, si edhe në çështjet e sigurisë rajonale e globale.
Ky është një pikëtakim i rëndësishëm i shërbimit të jashtëm për të përcaktuar prioritetet, për të adresuar sfidat kryesore dhe për të forcuar shërbimin konsullor për qytetarët shqiptarë.
Komente
