Konferenca e ambasadorëve Diplo2025

Politikë

Konferenca vjetore Diplo2025 mbledh në Tiranë ambasadorët shqiptarë nëpër botë, në fokus anëtarësimi drejt BE-së

7 Shtator, 10:42| Përditesimi: 7 Shtator, 10:47

  • Share

Ambasadorët shqiptarë të akredituar nëpër botë, do të mblidhen në Tiranë gjatë 3 ditëve të ardhshme, për të marrë pjesë në konferencën vjetore Diplo 2025 ku do të diskutohen sfidat diplomatike dhe angazhimin e  Shqipërisë për anëtarësimin drejt Bashkimit Europian.

Me titull “Shqipëria 2030 në Evropë, e ndërlidhur me botën”, konferenca do të zhvillohet në formën e paneleve me pjesëmarrjen e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë në mjediset e Bankës së Shqipërisë (ish-hotel Dajti).

Diskutimet do të fokusohen në integrimin evropian të Shqipërisë dhe të rajonit, diplomacinë ekonomike, si edhe në çështjet e sigurisë rajonale e globale.

Ky është një pikëtakim i rëndësishëm i shërbimit të jashtëm për të përcaktuar prioritetet, për të adresuar sfidat kryesore dhe për të forcuar shërbimin konsullor për qytetarët shqiptarë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?