Konferenca e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Jaço: Do ishim naiv nëse mendojmë se pas pandemisë rikthehemi direkt në normalitet! Pa luftuar korrupsionin s'ka progres

10 Mars 2021, 11:07| Përditesimi: 10 Mars 2021, 16:35

  • Share

Në analizën vjetore, kreu i dhomës amerikane të Tregtisë, Enio Jaço tha se sfida më madhe e ditëve në vijim është përshtatja me realitetin e ri, dhe se duhet të fokusohemi te ekonomia dixhitale. Jaço theksoi rëndësinë e luftës ndaj korrupsionit, pasi ndryshe s’do ketë zhvillim.

Pavarësisht goditjes së shkaktuar nga pandemia COVID-19, bizneset amerikane nuk kanë larguar shumë punonjës nga puna, por për presidentin e Dhomës Amerikane Enio Jaço  ky vit do të jetë i vështirë

“Është naive të mendosh se do përshtatemi sapo të mbaroj pandemia. Prandaj duhet ndryshim, është përgjegjësi e biznesit së pari për tu përshtatur”, shprehet Jaço. 

Jaço tha se viti 2020 afroi më shumë biznese amerikane në dhomën e tregtisë. 

“Bizneset tona kanë injektuar më shumë në vitin 2020 është xhiroja më e lartë ndonjëherë rreth 3.1 miliardë dollarë, kjo nuk ka të bëjë me rritjen e ekonomisë por lidhet me afrimin e më shumë bizneseve në dhomën tonë”, tha ai.

Dhoma amerikane e tregtisë, ka vënë theksin edhe tek fuqizimi i ekonomisë digjitale, pasi në Shqipëri nuk ka një legjislacion të mirëfilltë. 

“Në radhë të parë është modernizimi i sistemit të taksave, së dyti fuqizimi i eksporteve sepse kemi potencial dhe së treti fuqizimi i tregtisë digjitale”, u shpreh presidenti. 

Ndër të tjera në konferencë Jaço zbuloi edhe disa nga 40 rekomandimet që ka për qeverinë për përmirësimin e ekonomisë dhe luftën ndaj korrupsionit. 

“E para është strategjia për të tërhequr investimet. Kemi propozuar dhe një paketë incentivash dhe krijimin e një tregu gjithëpërfshirës. Kemi një program për luftën ndaj korrupsionin. Përpos pozicionit të vendit dhe mundësive nuk ka progres nëse nuk bëjmë progres ndaj korrupsionit”, u shpreh Jaço.

Presidenti i dhomës foli edhe për programet politike, ku tha se nuk është mirë të ndryshohen taksat herë pas here. Jashtë vëmendjes nuk mbeti as sistemi gjyqësor pasi Jaço tha se ka zvarritje të çështjeve. 

“Vazhdojmë të kemi probleme me sistemin gjyqësor dhe disa çështje të nxehta nuk po zgjidhen dot. Ka zvarritje me çështjet, disa dhe prej gjyqtarëve”, pohoi ai.

Përpos pozicionit të vendit dhe mundësive nuk ka progres nëse nuk bëjmë progres ndaj korrupsionit.

“Do ketë një sistem për Pikëshënues Vlerësimi për qëndrimin e politikanëve dhe deputetëve, ku do të vlerësohen ata. Sistemi do jetë gati brenda këtij viti”, tha Jaço.

Ky është një instrument që përdoret në Uashington dhe synohet të vlerësohen politikanët, deputetët për sjelljen e tyre kundrejt ligjeve. Do të monitorohen votat pro apo kundër të tyre në parlament për ligje të ndryshme që kanë të bëjnë me klimën ndaj biznesit.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/03/2021 03:19

    Mire thua,a kemi ndonje info.,si po vazhdon ceshtja per dyqanet e Rinasit,mes gruas se Gj.Gjonit dhe firmes amerikane ? A kemi ndonje te re ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?