Konferenca e dytë historike "Marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë"

Konferenca/Lufta e Ftohtë, marrëdhëniet italo-shqiptare në dritën e dokumenteve

5 Qershor 2018, 07:39| Përditesimi: 5 Qershor 2018, 07:49

  • Share

Rikthehet sot në Tiranë projekti “Marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë gjatë luftës së ftohtë”. Një projekt shqiptaro-italian, i nisur një vit më parë, synon që në edicionin  e dytë të tij të hedhë më shumë dritë  përmes dokumenteve autentike të zbuluara nga arkivat. Dokumentet do t’u referohen marrëdhënieve herë të trazuara e herë miqësore mes dy popujve fqinjë.

Ndërsa një vit më parë u trajtuan marrëdhëniet që i referoheshin viteve ‘44-’49, këtë vit konferenca do të marrë një rëndësi të veçantë, sepse do të flitet me gjuhën e dokumenteve për kompleksitetin historik që ka kushtëzuar marrëdhëniet mes dy popujve, edhe gjatë periudhës së zgjatur të diktaturës komuniste, gjatë përpjekjeve të kësaj diktature për shuarjen e komunikimit me dy popujve, që kishin pasur lidhje miqësore në periudha të gjata historike. Konferenca e sotme, do të hedh dritë me dokumente që flasin vetë dhe që janë të çliruar nga interpretimet ideologjike.

Versione të ndryshme të komunizmit në vende të ndryshme të Ballkanit kanë krijuar modele të dogmatizuara të historisë. Historianët shqiptarë e ata italianë në një projekt të mbështetur nga Ambasada Italiane kanë nisur kërkimet për të shmangur tentativën e leximit të imponuar të historisë. Në këtë konferencë që do të çelet nga ambasadori italian Alberto Cutillo, sot në orën 13.oo në Hotel Tirana, do të marrin pjesë historianë të njohur nga Shqipëria dhe Italia. Profesor Luca Riccardi nga Italia që do të flasë për përndjekjen fetare në Shqipëri, ndërsa profesor Setttitimo Stallone do të referojë për marrëdhëniet politike mes Romës dhe Tiranës gjatë viteve të Shqipërisë Kineze.

Historiania shqiptare Valentina Duka do të referojë për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë në vitet ‘60-‘70. Ndërsa studiuesja Nevila Nika do të flasë me gjuhën e dokumenteve për qëndrimin e Partisë së Punës deh Enver Hoxhës ndaj popullit italian. Nën moderimin e Dr. Paolo Rago do të vijojnë  gjatë ditës kumtesa të tjera me rëndësi, që do të lidhen me dialogun për stabilitetin dhe sigurinë në detin Adriatik dhe thellimin e marrëdhënieve mes popujve në dobi të progresit të përbashkët. Këtë herë do të hidhet dritë për sepse Enver Hoxha ishte i interesuar të ndahej me Italinë. Si u bënë Italia e Shqipëria viktimat ideologjike që u vendosën pas perdes së hekurt. 

Gjatë kësaj konference shkencore që pritet të zgjasë rreth 6 orë, do të  paraqiten të gjitha rezultatet e punës kërkimore, që janë promovuar nga Ambasada Italiane dhe që do të vazhdohen më tej nga studiues të ndryshëm, si italianë dhe shqiptarë për t’u botuar në libra studimorë. Kërkimet janë ende të hapura ndërsa dokumentet e kërkuara nga referuesit gjithmonë e më tepër do të plotësojnë mozaikun mbi një periudhë të gjatë e të vështirë të marrëdhënieve dypalëshe italo-shqiptare.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?