Albana Koçiu

Shëndeti

Konferencë Shkencore për Endometriozën, Koçiu: Programe parandalimi dhe depistimi në mbrojtje të shëndetit të grave

10 Prill, 14:57| Përditesimi: 10 Prill, 14:59

  • Share

Shoqata mbarëshqiptare e endoskopisë gjinekologjike, Materniteti Lezhë dhe Universiteti i Mjekësisë organizuan në Tiranë Konferencën Shkencore për Endometriozën, e cila prek shëndetin e vajzave dhe grave.

Në këtë aktivitet morën pjesë lektorë të njohur botërisht për nivelin e lartë të ekspertizës në diagnozën dhe trajtimin e endometriozës, ekspertë dhe mjekë vendas dhe ndërkombëtarë të cilët kishin në fokus një nga patologjitë më të shpeshta dhe më sfiduese për pacientet dhe mjekët gjinekologë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e pranishme në këtë event, në komunikimin e saj u ndal në rëndësinë e shëndetit të gruas dhe masat parandaluese që janë ndërmarrë nga MSHMS në mbrojtje të shëndetit të gruas.

“Shëndeti i gruas është prioritet për ne. Këtë e tregojnë qartë programet e parandalimit dhe depistimit që kemi ndërmarrë nga kontrolli i hershëm për kancerin e gjirit, te vaksinimi kundër HPV-së për mbrojtjen nga kanceri i qafës së mitrës”- u shpreh ministrja Koçiu. 

Gjithashtu, Koçiu solli në vëmendje ofrimin falas të paketës së fertilizimit in vitro, për çiftet e reja që dëshirojnë të kenë një fëmijë, si dhe përmirësimit e shërbimit gjinekologjik në maternitete.

“Ofrimi falas i fertilizimit in vitro, përmirësimi i materniteteve dhe rritja e aksesit në kujdesin gjinekologjik janë hapa konkret në këtë drejtim”- theksoi ministrja Koçiu.

Konferenca mbi endometriozën, si dhe shkëmbimi i dijes dhe përvojave mes ekspertëve ndërkombëtarë dhe mjekëve shqiptarë është një mundësi e rëndësishme për të zhvilluar ide të reja dhe për të forcuar përpjekjet për përmirësimin e shëndetit të gruas në Shqipëri.

Organizimi i suksesshëm i konferencave dhe aktiviteteve nga Materniteti i Lezhës tregon përpjekjet e këtij institucioni për të ofruar shërbime shëndetësore të cilësisë më të lartë dhe për të kontribuar në rritjen e standardeve të shëndetit të gruas në Shqipëri.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?