Mbrojtësi i kombëtares Ardian Ismajli nuk do mund të bashkohet me kuqezinjtë për ndeshjen me Poloninë pavarësisht ftesës nga trajneri Sylvinho.
Braziliani e kishte bërë pjesë të listës me 23 futbollistë Bajramin, por ai u dëmtua të premten në ndeshjen që Empoli kishte në Seria A kundër Atalanta-s. Kështu prapavijës i shtohet një tjetër mungesë e rëndësishme pas Berat Gjimshitit.
Për rrjedhojë në kombëtare është thërritur Enea Mihaj, i cili do zëvendësojë Ismajlin. Mbetet për t’u parë se me çfarë skeme do luajë Sylvinho dhe sa e rëndësishme do jetë mungesa e Ardian Ismajlit për ndeshjen e parë kualifikuese të Europianit që luhet të hënën e 27 marsit në Marshavë.